Mjekësia falas?! Milionat e shpenzuara nga xhepat e qytetarëve në spitale private

Publikuar tek: ekonomi, më 09:27 15-08-2016 Mjekësia falas?! Milionat e shpenzuara nga xhepat e qytetarëve në spitale private

Spitalet private vijuan rritjen dy shifrore të të ardhurave në 2015-n, por rezultojnë me humbje të mëdha. Hygeia, në pamundësi për të paguar 20 milionë euro kredi.

Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshifrore të të ardhurave edhe në vitin 2015, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta, apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.

Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, 6 spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan , HYGEIA HOSPITAL – TIRANA, Salus, Spitali Gjerman (CARDIO & DIAGNOSTIC CENTER HAMBURG / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian kanë qarkulluar në total rreth 7.2 miliardë lekë, apo rreth 52 milionë euro, me një rritje prej gati 21% në raport me 2014-n.

Rritja e të ardhurave të spitaleve private është përshpejtuar në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 18%. Ndonëse një pjesë e këtyre parave janë rimbursuar nga shteti (psh hemodializa), përqindja më e madhe ka ardhur nga xhepat e shqiptarëve të pakënaqur me sistemin shtetëror shëndetësor, edhe pse paguajnë sigurime e duhet të marrin shërbimin falas.

Spitali më i madh privat në vend është American Hospital, me një xhiro prej gati 3.8 miliardë lekësh në 2015-n, sipas të dhënave të raportuara në bilanc, me nje rritje prej 16% me bazë vjetore. Burimi kryesor i të ardhurave të këtij spitali janë ndërhyrjet kirurgjikale, me 31% të totalit, apo 1.2 miliardë lekë. Nga shërbimi i hemodializës (që rimbursohet nga shteti), të ardhurat ishin 705 milionë lekë, më pas janë shërbimet ambulatore, laboratorike dhe të kardiologjisë.

I dyti më i madh në vend është Hygeia, me një qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë lekë dhe zgjerim 29%. Rreth 83% e të ardhurave të tij vijnë nga shërbimet e ofruara dhe pjesa tjetër nga shitja e medikamenteve dhe materialeve.

Salus, spitali i tretë më i madh privat në vend, ka vijuar rritjen e shpejtë. Pas zgjerimit me 80% në 2014-n, në 2015-n të ardhurat u rriten me 40%, për të arritur në rreth 525 milionë lekë.

Spitali Gjerman ka rritur të ardhurat me 30% në 216 milionë lekë.

Klinka Gjermane e syrit dhe Spitali Europian, kanë shënuar rënie përkatësisht me 2 dhe 10%, pas rritjes së fortë të vitit të mëparshëm.

Pavarësisht rritjes së xhiros, spitalet me humbje të mëdha

Ndonëse rriten me ritme dyshifrore çdo vit, spitalet e mëdha rezultojnë me humbje.

Spitali Amerikan rezulton me humbje të mëdha prej 133 milionë lekë, që sipas burimeve të kompanisë vjen kryesisht si pasoje e fazës së hershme te biznesit dhe veçanërisht për filialin e tij në Kosovë. Spitali në Prishtinë u zhvendos në një ndërtesë më të madhe në gusht 2015 dhe shpenzimet, kryesisht të lidhura me kostot më të larta të mjekëve, ndodhën përpara zhvendosjes e cila më pas u vonua për çështje jashtë kontrollit të Grupit. Veprimtaria e Grupit në Shqipëri është me fitim dhe gjeneron flukse monetare pozitive.

Spitali Hygeia ka përgjysmuar humbjet në 542 milionë lekë në 2015-n. Humbjet e mëdha dhe huatë duket se kanë shqetësuar shoqërinë mëmë greke. “Pamundësia e shoqërisë në përmbushjen e marrëveshjes së huasë dhe nevojave financiare, humbjet e përsëritura nga operacionet, si dhe pozita negative e kapitalit punues mund të hedhin dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi. Aftësia e shoqërisë për të përmbushur detyrimet dhe për të vazhduar në vijimësi varet nga fondet e marra nga shoqëria mëmë”, thuhet në raportin e bilancit 2015, ku shoqëria mëmë është angazhuar për mbështetje të paktën edhe për një vit. Hygeia raporton në bilanc dy kredi nga 10 milionë euro secila me BERZH dhe bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillimi, të marra në 2010 dhe që duhet të fillonte pagimin e principalit nga shtatori 2015. Por, spitali është në negociata për shtyrjen edhe me dy vjet të pagesës së principalit, pasi nuk ka mundësi të paguajë.

Edhe Spitali Salus ka rezultuar me një humbje prej 99 milionë lekësh në 2015-n, nga 132 milionë lekë në 2014-n.

Sipas një studimi të Kosporatës Financiar Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh.

Spitalet private vijuan rritjen dy shifrore të të ardhurave në 2015-n, por rezultojnë me humbje të mëdha. Hygeia, në pamundësi për të paguar 20 milionë euro kredi …

Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshifrore të të ardhurave edhe në vitin 2015, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta, apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.

Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, 6 spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan , HYGEIA HOSPITAL – TIRANA, Salus, Spitali Gjerman (CARDIO & DIAGNOSTIC CENTER HAMBURG / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian kanë qarkulluar në total rreth 7.2 miliardë lekë, apo rreth 52 milionë euro, me një rritje prej gati 21% në raport me 2014-n.

Rritja e të ardhurave të spitaleve private është përshpejtuar në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 18%. Ndonëse një pjesë e këtyre parave janë rimbursuar nga shteti (psh hemodializa), përqindja më e madhe ka ardhur nga xhepat e shqiptarëve të pakënaqur me sistemin shtetëror shëndetësor, edhe pse paguajnë sigurime e duhet të marrin shërbimin falas.

Spitali më i madh privat në vend është American Hospital, me një xhiro prej gati 3.8 miliardë lekësh në 2015-n, sipas të dhënave të raportuara në bilanc, me nje rritje prej 16% me bazë vjetore. Burimi kryesor i të ardhurave të këtij spitali janë ndërhyrjet kirurgjikale, me 31% të totalit, apo 1.2 miliardë lekë. Nga shërbimi i hemodializës (që rimbursohet nga shteti), të ardhurat ishin 705 milionë lekë, më pas janë shërbimet ambulatore, laboratorike dhe të kardiologjisë.

I dyti më i madh në vend është Hygeia, me një qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë lekë dhe zgjerim 29%. Rreth 83% e të ardhurave të tij vijnë nga shërbimet e ofruara dhe pjesa tjetër nga shitja e medikamenteve dhe materialeve.

Salus, spitali i tretë më i madh privat në vend, ka vijuar rritjen e shpejtë. Pas zgjerimit me 80% në 2014-n, në 2015-n të ardhurat u rriten me 40%, për të arritur në rreth 525 milionë lekë.

Spitali Gjerman ka rritur të ardhurat me 30% në 216 milionë lekë.

Klinka Gjermane e syrit dhe Spitali Europian, kanë shënuar rënie përkatësisht me 2 dhe 10%, pas rritjes së fortë të vitit të mëparshëm.

Pavarësisht rritjes së xhiros, spitalet me humbje të mëdha

Ndonëse rriten me ritme dyshifrore çdo vit, spitalet e mëdha rezultojnë me humbje.

Spitali Amerikan rezulton me humbje të mëdha prej 133 milionë lekë, që sipas burimeve të kompanisë vjen kryesisht si pasoje e fazës së hershme te biznesit dhe veçanërisht për filialin e tij në Kosovë.

Spitali në Prishtinë u zhvendos në një ndërtesë më të madhe në gusht 2015 dhe shpenzimet, kryesisht të lidhura me kostot më të larta të mjekëve, ndodhën përpara zhvendosjes e cila më pas u vonua për çështje jashtë kontrollit të Grupit. Veprimtaria e Grupit në Shqipëri është me fitim dhe gjeneron flukse monetare pozitive.

Spitali Hygeia ka përgjysmuar humbjet në 542 milionë lekë në 2015-n. Humbjet e mëdha dhe huatë duket se kanë shqetësuar shoqërinë mëmë greke. “Pamundësia e shoqërisë në përmbushjen e marrëveshjes së huasë dhe nevojave financiare, humbjet e përsëritura nga operacionet, si dhe pozita negative e kapitalit punues mund të hedhin dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi.

Aftësia e shoqërisë për të përmbushur detyrimet dhe për të vazhduar në vijimësi varet nga fondet e marra nga shoqëria mëmë”, thuhet në raportin e bilancit 2015, ku shoqëria mëmë është angazhuar për mbështetje të paktën edhe për një vit. Hygeia raporton në bilanc dy kredi nga 10 milionë euro secila me BERZH dhe bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillimi, të marra në 2010 dhe që duhet të fillonte pagimin e principalit nga shtatori 2015. Por, spitali është në negociata për shtyrjen edhe me dy vjet të pagesës së principalit, pasi nuk ka mundësi të paguajë.

Edhe Spitali Salus ka rezultuar me një humbje prej 99 milionë lekësh në 2015-n, nga 132 milionë lekë në 2014-n.

Sipas një studimi të Kosporatës Financiar Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh./ MONITOR

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071399211883545
array(1) { ["section"]=> string(85) "mjekesia-falas-milionat-e-shpenzuara-nga-xhepat-e-qytetareve-ne-spitale-private-49764" }