Mjekët në rrethe, Manastirliu jep lajmin: Në janar aplikohet sistemi i patronazhimit (NDARJA SIPAS SPITALEVE)

Publikuar tek: ekonomi, më 16:37 19-12-2017 Mjekët në rrethe, Manastirliu jep lajmin: Në janar aplikohet sistemi i patronazhimit (NDARJA SIPAS SPITALEVE)

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu jep një lajm të rëndësishëm për mjekët në rrethe.

Ministrja bën me dije se në janar do të aplikohet sistemi i ri patronazhimit të spitaleve rajonale nga spitalet universitare.

“Sistemi i ri i patronazhimit të spitaleve rajonale nga spitalet universitare nis në muajin Janar përmes një plani të qartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Kjo deklaratë u bë sot nga Mansatirliu e cila shpjegon së spitali Universitar i traumës do të ketë në patronazh spitalet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku do të dërgojë mjekë specialistë sipas nevojave të spitaleve rajonale. Ndërkohë që “Shefqet Ndroqi” do të asistojë spitalet e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit dhe QSUT spitalet e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Dibrës.

Manastirliu u shpreh se ky plan jo vetëm që ofron shërbim të specializuar mjekësor aty ku janë nevojat e qytetarëve, por ndihmon dhe në formimin professional të mjekëve në spitalet rajonale.

Duke vlerësuar rritjen e cilësisë së shërbimit që ofrohet në këtë spital me investimet e fundit të Qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë siguroi se do të vijojnë investimet edhe në spitalet rajonale në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore gjatë vitit 2018, për rë rritur cilësinë e shërbimit sa më pranë vendbanimit të qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033104181289673
array(1) { ["section"]=> string(112) "mjeket-ne-rrethe-manastirliu-jep-lajmin-ne-janar-aplikohet-sistemi-i-patronazhimit-ndarja-sipas-spitaleve-103649" }