Mjeku e shpall të vdekur, 92 vjeçarja zgjohet duke ulëritur

Publikuar tek: bota, më 19:32 29-07-2015 Mjeku  e shpall të vdekur, 92 vjeçarja zgjohet duke ulëritur

Një mjek në Gjermani është duke u hetuar nga Prokurorët se për shkak të neglizhencës ka shpallur të vdekur një 92 vjeçare.

Mjeku ka deklruar se e moshuara nuk kishte puls dhe se nuk merrte frymë, ndaj edhe është konsideruar e vdekur. Por, 92 vjeçarja është zgjuar pak çaste më vonë duke ulëritur.

Ajo ishte vendosur në dhomën frigoriferike përpara se trupi i saj të vendosje në arkivol dhe më pas të varrosej. Ka qenë një prej punonjësve ai që ka dëgjuar britmat e të moshuarës, i cili i ka ardhur asaj në ndihmë.

Tashmë mjeku 53 vjeçar do të gjykohet për këtë ngjarje dhe dënimi që ai mund të marrë mund jetë gjobë ose heqja e lirisë.

92 vjeçarja vdiq dy ditë më pas në spital nga problemet me zemrën, por doktorët shprehen se vdekja nuk lidhet me incidentin e mëparshëm. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065906047821045
array(1) { ["section"]=> string(64) "mjeku-e-shpall-te-vdekur-92-vjecarja-zgjohet-duke-uleritur-17255" }