Mjeti del nga rruga dhe përfundon në lumë, plagosen dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 14-02-2018 Mjeti del nga rruga dhe përfundon në lumë, plagosen dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT) ilustruese

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë në fshatin Gostimë – Gjyralë.

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa policia ka vënë në pranga shoferin e makinës që u përfshi në aksident.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

Panajot Beqiri, 31 vjeç banues në fshatin Gostimë Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën automobilistike në fshatin Gostimë – Gjyralë tek ura e zallit të fshatit Gostimë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka dalë nga rruga duke rënë në lumë.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën dhe pasagjeri shtetasi Xh.B., 23 vjeç banues në fshatin Gostimë i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, sqaron policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021312952041626
array(1) { ["section"]=> string(106) "mjeti-del-nga-rruga-dhe-perfundon-ne-lume-plagosen-dy-persona-njeri-me-urgjence-drejt-tiranes-emrat-110215" }