MK, shpall listen e projekteve, fitues edhe njerëz pranë qeverisë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:58 12-02-2015 MK, shpall  listen e projekteve, fitues edhe njerëz pranë qeverisë

Ministria e Kulturës, ka publikuar listën e 82 projekteve fituese në Art dhe Kulturë. Këto projekte do të financohen nga Ministria e Kulturës dhe do kontaktohen brenda afatit kohor të 10 ditëve për të vazhduar hapat e vënies në zbatim të tyre.

Në pamje të parë çdo gjë duket e mirëorganizuar dhe profesionale duke patur parasysh që fituesit janë vlerësuar nga ekspertë të fushës por nëse i hedhim një sy listës së fituesve vemë re që njerëz të cilët janë pranë qeverisë kane mundur të bëhen pjesë edhe e listës fituese.

Edhe violinistja-pedagoge Ina Kosturi, e ka denocuar këtë fakt nëpërmjet rrjetit social “facebook” ku hedh dyshime jo vetëm mbi projektet fituese të publikuara nga ministria e Kulturës por edhe mbi guximin e gazetarëve për të hedhur dritë mbi projektet.

"Më në fund dolën dhe projektet e ministrisë së Kultures. Maratona e Muzikës Violinistike edicioni i 6 nuk u miratua. Në kuadrin diskriminimit të violinisteve soliste brenda Shqipërisë dhe krijmtarisë së munguar për violinë në gati dy dekada na ndalohet të interpretojnë në vendin ku kemi ngrenë dhe në gjithë këto vite. Po hiç nuk merzitem. Piano e sime gjysheje gjendet në Korçë e përdorur për vite e vite në shtëpinëe kulturës, na kanë marrë e vrarë fis e sorollop në këtë vend. Të të ndalojnë dhe skenën nuk është asgje. Njerëzit kanë bërë burg në Shqipëri dhe janë gjallë... Si ka mundesi që gjithë muzikantët vijnë vetëm nga jashtë. Çfarë politike është kjo, apo vazhdim i kioskave të Aldo Bumcit ? Ka gazetarë ky vend ? Pyeteni Ministren për projektet,"-shkruan Ina Kosturi.

Ne, po ju njohim me listën e plotë të renditur sipas rendit alfabetik në mënyrë që ju të shihni projektet dhe fituesit përkatës.

newsbomb.al

 

TITULLI I PROJEKTIT GJINIA/FORMA E SHPREHJES SUBJEKTI
4x4x4m2 (Kufizimi si liri) Teatër/ Dramaturgji/Shfaqje alternative Stefan Çapaliku
“Albamono” Teatër/Festival ndërkombëtar i monodramës Dhimitër Orgocka
Albania Dance Meeting Festival Kërcim/ Festival ndërkombëtar i dancit kontemporan Shoqata “Durrës Beauty”
“Arritën......ilirët” Teatër/Laborator eksperimental Genti Bejko / Albartist
"Art House" Art/Krijimtari/Edukim/Arti si eksperiencë dhe kërkim gjuhësor Adrian Paci
Artkontakt festival Art pamor/Festival artit bashkëkohor Art kontakt
Bunkerët e Shqipërisë Botim/Kërkim/Hulumtim Qendra Art Kulturë Integrim
Kritika dhe publicistika reaksionare Botim/Kritikë Agron Gjekmarkaj
Çmimet Kult Çmime /Art&kulturë Akademia Kult
Dea Open Air Film/Festival ndërkombëtar Multimedia Studio
Different Trains Festival Muzikë/Festival i muzikës së dhomës Different Trains
“Dikush që do të kujdeset për mua” Franc Mc Guinnes Teatër/Laborator eksperimental Esmeralda Stafa
“Dita zë fill” Film/Prodhim artistik, film me metrazh të gjatë Gentian Koçi
Doku TIFF Film/ Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar Albanian Art Institute
“Edhe unë mundem” Edukim/ Laborator teatror/Riaftësim me fëmijë me aftësi të kufizuara Emiljano Palali
Europa Kreative dhe industria audiovizuale, një input i ripër Shqipërinë Zgjerim audiencash/Zhvillim aftësive artistiko-kulturore/Zhvillim i industrisë audio-vizuale Instituti Adriapol
Ekspozitë me riprodhime të artefakteve
të muzeut të Durrësit për persona
me aftësi të veçanta shqisore
(të verbër)
Art figurativ/Riaftësim/Ekspozitë New Politics
Festival ndërkombëtar i akuarelit Arte pamore/Festival/Zhvillim audiencash Shoqata kulturore Vizart
"AniFest ROZAFA 2014" Shkodër Filmi animuar/Edukim Shoqata Anifest
“Flauti magjik” Muzikë/Festival/Zhvillim audiencash me shkollat e mesme Klarineristët shqiptarë dhe improvizimi muzikor
“Butrint 2000” Teatër/ Festivali 13-të ndërkombëtar i teatrit Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë
Festivali i 53-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë Shkodër 2015 Muzikë/Festival për fëmijë Shoqata Shpirti Artistik i Shkodrës
Art- Im- Pulse Film/Festivali i filmit ballkanik dhe artit kulinar Art- Im- Pulse
Familja Durrazzo Dokumentar/ Histori Matilda Terpollari
Festivali i letërsisësë re ballkanike Letërsi/Autorë të rinj/Debat ballkanik Shtëpia botuese “Saras"
Festivali i veprave të ndaluara Edukim/Memoria kulturore tek të rinjtë Qendra URA
Festivali Multikulturor Art&Kulturë&Trashëgimi Njerëz dhe Ide
Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut në Shqipëri Filmi/Edukim me konceptet e të drejtave të njeriut/ Art vizual OraFilm Marubi
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë II Letërsi/Debat/Lexime Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë- Jonila Godole
Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” Arti lirik operistik Shoqata “Kulturë – Media – Art”
Giffoni Shqipëria Film Festival Festival Mediavision
“Gjashtë personazhe kërkojnë autor” Teatër/Laborator eksperimental Teatri Shëtitës
“Historia e Çamërisë së Epirit” Studim/Histori Kristo Frashëri
“Historia e Penelopës” Teatër/shfaqje Taulanda Jupi
Informal Mind, edicioni 2 Art kontemporan/Muzikë/Art vizual M.A.M
International festival “Jazz in Albania” Muzikë jazz/Festival Shoqata “Syri blu”
Javët e dizajnit në Tiranë 2015 Art pamor Universiteti Polis
Kaba 2.0 festival Muzikë,branding Albania Rek Remont Kapital
Kadare: bibliografi – vëllimi II Letërsi/Bibliografi Lili Sula, Jorina Kryeziu
Karnavalet e Shkodrës 2015 Arti i rrugës/ Traditë Venice Art
Këngë e nënës Muzikë/Koncert recital Kastriot Tusha
Klasat Kreative Edukim artistik/ Zhvillim audiencash Qendra Revision
Klubi i kritikës shqip Kritikë Fondacioni Mapo
Koloni e teatrit alternativ Teatri alternativ, zgjerimi i veprimit Shoqata Europiane e Teatrit Bashkëkohor Shqiptar A.T.K
Koncert premierë i kuintetit të Universitetit të Arteve me vepra që luhen për herë të parë në Shqipëri Muzikë/Koncert Vojsava Manaj
Koncert Simfonik Pianistik me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar Muzikë klasike/Koncert simfonik Redi Llupa
Koncerte muzike dhome nën moton “Wunderkind – fëmija gjeni” Muzikë dhome/Koncerte Endri Nini
“Kostandin”, bazuar në romanin e njohur “Kush e solli Doruntinën” nga Ismail Kadare Teatër/Shfaqje artistike Laert Vasili
Kulinaria është art Dokumentar/Traditë Ahmet Dursun dhe Rajmonda Nelku
Letërsia shqipe e diasporës, 1944 – 1990 (Historiografi V. I, Antologji V.II) Letërsi/Historiografi Leka Ndoja
“Mall për vendlindjen” Muzikë/Koncert recital Justina Aliaj
Mbështetje për seksionin art dhe kulturë të revistës “Europa” Revistë/Botime Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare
Mjeshtra të pikturës shqiptare – fillimi i viteve 1900 Botim/Katalog arti Xhoan Guga
“Muza rome 2” Muzikë/Trashëgimi/Traditë Integrimi i romëve të veriut
“Muzeu i memories” Muze virtual/Arti ndaluar Instituti Shqiptar i Studimeve Politike
Netët e muzikës klasike Muzikë klasike/Biennale Haig Zacharian, Florian Vlashi
“Oda e hapur” Letërsi/ Televizion Mimoza Hysa
“Orët” Krijimtari / Operetë Fondacioni Pelod
Organizimi i festivalit letrar për të rinj “Tiranë 2015” (Edicioni I) Letërsi/Festival “Toena”
Panairi i XVIII i librit “Tirana 2015” Letërsi/Botime/Promovime Shoqata e botuesve shqiptarë
“Pianodrom” Muzikë/Festival ndërkombëtar pianistik Aelfio
Pesë këngët e Shekspirit Teatër/Shfaqje alternative Demaj/ Nikolla
Poeteka Letërsi/Festival/Botime/Rezidencë/Revistë Shoqata Poeteka
Polifonia e Feltartit në telajo Art pamor/Traditë Mimi Memiaj
Postromanticizmi në literaturën e kontrabasit dhe vlerat interpretative Muzikë/Koncert recital Dritan Gani
Prof. Francesco Altimari: Arbëreshët: Një urë në / për kulturën kombetare” Letërsi/Studim Shtëpia botuese dhe studio letrare Naimi
Festivali i librit dhe i arteve (Pranverë 2015) Art&Kulturë&Letërsi Shoqëria e librit shqip
Revista “JugART” Revistë/Botime Blerim Kore
Revista kulturore “Symbol” Revistë/Botime Orjela Stafasani
Revolta e Spaçit Letërsi/Botim Bedri Blloshmi
Rritje kapacitetesh për “Unlimited” Organizata artit gjithpërfshirës. Rritje kapacitetesh/ Shkrim projektesh/ Ekspertiza EU Fondacioni “Rruga me pisha”
Rroku në shkollë Edukim /Muzikë bashkëkohore/ Audienca të reja Eduard Dashi
Sabat 2015, “Punëtori mbi mjeshtërinë e shkrimit në prozë dhe poezi” Letërsi/Edukim Luljeta Leshanaku
“Shqiptarët” Gazetari/ Publicistikë/ Antropologji kulturore Ben Andoni
Simfonia nr.1, “Shfaqu Zot!”, për bariton, kor dhe orkestër simfonike me katër kohë Muzikë simfonike/Krijimtari David Tukiçi
Street Art Albania Arti i rrugës Artsmedia
“Teatralitura” Botim/ Arti skenik Romeo Kodra
Teatri në edukim, “Imagjinatë e rrugëtim” Edukim/ Teatri në edukim Qendra e Hulumtimit Progresiv
TullaTv Media kulturore online Qendra KulturoreTulla
Turneu veror i talenteve të reja Turneu veror i talenteve të reja Fondacioni Dritan Hoxha
Vox Baroque Festivali i Muzikës së Vjetër Qendra Vox Baroque
Zëri i një kitare të thyer Muzikë/Riaftësim/Sensibilizim Volart Production



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « " Fifty Shades of Gray" zhgënjen
110 vjetori i masakrimit të klerikut Papa Kristo Negovani »
Article Logic
Execution time: 0.032732009887695
array(1) { ["section"]=> string(68) "mk-shpall-listen-e-projekteve-fitues-edhe-njerez-prane-qeverise-3140" }