‘Modeli që ofrojnë partitë moderne perëndimore dhe modeli gati stalinist që ofrojnë partitë në Shqipëri’

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:24 25-09-2018 ‘Modeli që ofrojnë partitë moderne perëndimore dhe modeli gati stalinist që ofrojnë partitë në Shqipëri’

NGA AFRIM KRASNIQI

Një lajm nga grupi parlamentar i CDU në Gjermani, parti, e cila e vetme ose në koalicion qeveris shtetin më të rëndësishëm në Evropë prej vitit 2005. Sot CDU kishte mbledhjen e grupit parlamentar, - zgjedhjen për kryetarin. 

Sepse në CDU ndryshe nga partitë tona, e zgjedhin me konkurrencë kryetarin e grupit. Volker Kauder ishte kryetar grupi prej 2005, por sot ai e humbi garën përballë rivalit të tij në parti, Ralph Brinkhaus. 125 vota ishin për sfidantin Brinkhaus, 112 vota mori ish kryetari Kauder, 2 deputetë abstenuan. Kaq. Thjesht, me garë, me votim, me transparencë, me seriozitet, me përgjegjësi.

Rezultati u pranua dhe grupi mbështeti një kandidat tjetër nga ai preferencial i kryetares Merkel, njëherësh edhe kancelare. Nuk ka rëndësi sesi do jenë marrëdhëniet në CDU, ata i zgjidhin vetë problemet e tyre. Rëndësi ka modeli që ofrojnë partitë moderne perëndimore dhe modeli gati stalinist që ofrojnë partitë tona në Shqipëri.

Në PS, PD, LSI kryetarët e grupeve nuk zgjidhen me garë, as me votim, as në vota grupi, as me mendim kritik dhe për më tepër me mendim kundër. I emëron kryetari, në rastin më të mirë me një sms ose me ndonjë njoftim në facebook. Ndaj kryetarët e grupeve nuk kanë dallim në profil, identitet e karrierë, nga militanti më i thjeshtë i lagjes, nuk kanë rol publik dhe as nuk janë personalitete referuese në media.

Thjesht janë përcjellës të mendimeve të shefit, të deleguar të porosive të shefit, gardian të karrierës së shefit.Ky kontrast është thelbësor për të ri-parë diferencën dhe hendekun e thellë midis demokracisë që duam dhe demokracisë që na lejojnë të kemi, midis politikanëve që politikën e shohin si garë vlerash me ata që e shohin si garë për pushtet personal, pasurim, abuzim e njësim me partinë e shtetin.

Për këtë duhet të flisnin partinë tona “moderne” dhe me “vizion” të bëjnë shtet apo reforma të mëdha, - për këtë ia vlen 1000 herë të reformohet tërësisht ligji mbi partitë politike dhe sistemi ynë i mbyllur i karrierës së emëruar, për këtë ia vlen të bëhen protesta, reagime, presion dhe nen edhe në Kushtetutë.

42607802_2077594782553838_3939840265887416320_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Katër lajme që duhet të na trondisin nga themelet
»
Article Logic
Execution time: 0.025691986083984
array(1) { ["section"]=> string(109) "modeli-qe-ofrojne-partite-moderne-perendimore-dhe-modeli-gati-stalinist-qe-ofrojne-partite-ne-shqiperi-135602" }