Moderatori ish-zv.ministër: Nëse policia do e kishte qëlluar me armë shoferin pas urdhrit për të ndaluar, sot s’do kishim 3 viktima

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:41 13-10-2016 Moderatori ish-zv.ministër: Nëse policia do e kishte qëlluar me armë shoferin pas urdhrit për të ndaluar, sot s’do kishim 3 viktima

Moderatori i emisionit politik “Arema” në Ora News, më herët ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes Dritan Hila thotë se nëse policia do e kishte qëlluar drejtuesin e mjetit që po ecte kundërvajtje sot në Sukth, nuk do kishim 3 viktima të pafajshme.

“Nëse policia qëllon me armë një individ që nuk respekton urdhërin e saj për të ndaluar, sot do të kishim tre viktima të pafajshme më pak. Dhe është plotësisht demokratike”, shkruan Hila.

Kujtojmë se durrsaku që shkaktoi vdekjen e tri vajzave në momentin e aksidentit u pikas më herët nga policia. Patrulla e policisë u vu në ndjekje të mjetit tip "Benz" i cili po ngiste me shpejtësi të lartë dhe në krah të kundërt,  ndërkohë që drejtuesi i mjetit tentoi të largohej me shpejtësi.  

 Policia ishte në një pikë kontrolli. Ka parë që një mjet vinte në sens të kundërt dhe i ka bërë shenjë të ndalojë. Por mjeti ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar punonjësit e policisë. Punonjësit e Policisë kanë njoftuar Sallën Operative që një mjet po lëviz në sens të kundërt me qëllim të dilnin para shërbimet e tjera.

Dhe punonjësit e policisë kanë marrë makinën e policisë janë futur në sensin e duhur dhe janë vënë në ndjekie por jo në sens të kundërt. Pas disa minutash këta punonjës që leviznin në sens të rregullt drejtimi kanë konstatuar aksidentin e ndodhur në sensin e kundërt, ku kishte lëvizur automjeti që shkaktoi aksidentin.

Nga aksident humbën jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz” Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL. Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Dy mjetet janë shkatërruar plotësisht nga përplasja e fortë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017541885375977
array(1) { ["section"]=> string(135) "moderatori-ish-zv-minister-nese-policia-do-e-kishte-qelluar-me-arme-shoferin-pas-urdhrit-per-te-ndaluar-sot-s-do-kishim-3-viktima-56068" }