Moderatori ish-zv.ministër pas arrestimit të bujshëm për të cilin foli Paloka: Edhe unë kam 2 djem xhaxhallarësh që s’i flas ka 7 vjet...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:32 17-11-2016 Moderatori ish-zv.ministër pas arrestimit të bujshëm për të cilin foli Paloka: Edhe unë kam 2 djem xhaxhallarësh që s’i flas ka 7 vjet...

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, tashmë moderator e emisionit politik “Arena” në Ora Neës ka komentuar sherrin në Kuvend mes ministrit Tahiri e deputetit demokrat Paloka. Ky i fundit deklaroi se vëllai i kreut të Tatimeve në Dibër, Dionis Imerajt ishte arrestuar me 75 kile drogë por policia e mbante të fshehur. Menjëherë Tahiri sqaroi se operacioni kishte ndodhur dy ditë më parë, ndërsa i tha Palokës se drejtori i Tatimeve nuk kishte vëlla.

E mesa duket bëhet fjalë për një kushëri. Kështu të paktën kuptohet nga çfarë shkruan Dritan Hila me tone ironie sarkastike.

“Një tip me mbiemrin Ymeraj qenka kapur sot me 75 kile drogë, dhe ky është djali i xhaxhait i dikujt që ka emrin Dionis dhe duhet të jete pjesë e pozitës ndaj është bërë objekt diskutimi ne parlament nga opozita.
Ore janë në vete këta?! Po unë kam dy djem xhaxhallarësh që kam shtatë vjet që nuk flas e nuk i shoh se nuk kemi pasur sebep. Njëri prej tyre është në Angli, tjetri në Kanada. E nëse perëndia i merr mendjen ndonjërit prej tyre, duhet të përgjigjem edhe unë?! Po as Enveri nuk shkonte deri këtu, se Stalini ishte burrë serioz”.

ish.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028114080429077
array(1) { ["section"]=> string(139) "moderatori-ish-zv-minister-pas-arrestimit-te-bujshem-per-te-cilin-foli-paloka-edhe-une-kam-2-djem-xhaxhallaresh-qe-s-i-flas-ka-7-vjet-59839" }