Moderatori shqiptar bën një denoncim rrënqethës: Dëgjoj ulërima therëse si zë fëmijësh, festa është kthyer në dhunë e terror

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:08 23-08-2017 Moderatori shqiptar bën një denoncim rrënqethës: Dëgjoj ulërima therëse si zë fëmijësh, festa është kthyer në dhunë e terror

Një tjetër panoramë na ofrohet nga festa e shenjtë e Bektashinjëve, nga pelegrinazhi në malin e Tomorit.

Një panoramë më shumë e frikshme dhe rrënqethëse për vetë simbolikën që përçon kjo festë, pra paqen dhe dashuri për të gjithë.

Moderatori dhe aktivisti i njohur, Arbër Çepani pubklikon një foto në rrjetet sociale, përmes së cilës tregon se festa është kthyer në promovimin e dhunës dhe terrorit.

E ka fjalën për therjen e kafshëve për nder të kësaj feste. Këtë foto ai e përshkruan si një përdhunim që po i bëhet malit të shenjtë të Tomorrit.  

“Ulërima therrëse si zë fëmijësh.....sy të llahtarisur që lotojnë....gjak që shpërthen si shatërvan kudo që shikon.....Njerëz që hanë shpretka të gjalla sepse ashtu e do tradita.... Fytyra fëmijësh që lyhen me gjak sepse ashtu "është mirë".... Male të mëdha të krijuara nga mbeturinat e të brëndshmeve të kafshëve që "nuk duhen".....Kanalizime të ndërtuara posacërisht për rrjedhjen e gjakut të atyre që s'kanë gojë të flasin.... Ky është përdhunimi që i bëhet Malit të shenjtë të Tomorrit në festën e Baba Aliut! Këto janë "veprat e mira" që i bëhen dhuratë Zotit që të na "bekojë"!!! E respektoj bektashizmin si fe, jam bir i atyre anëve dhe i atij mali....por asnjeherë nuk kam për të pranuar "festa" që promovojnë dhunën, erën e gjakut dhe terrorit!! Ai mal duhet të kundërrmojë aromë paqeje, dashurie, sherebeli dhe rigoni si bimët endemike që ka dheu i tij.....jo kufomash dhe barbarie!!! Zoti na faltë për gjithçka i bëjmë kësaj toke!!”, shkruan Çepani.

Festa ka nisur më datë 20 gusht dhe pritet të përfundojë më datë 25.

 

 

20953532_10158994212685478_994599034444740005_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18155694007874
array(1) { ["section"]=> string(128) "moderatori-shqiptar-ben-nje-denoncim-rrenqethes-degjoj-ulerima-therese-si-ze-femijesh-festa-eshte-kthyer-ne-dhune-e-terror-89920" }