Moderatori sportiv nuk mban anë, pranon ftesën e zvicerianëve për të parë ndeshjen por s’e besoni dot ç’bëri nga stresi i humbjes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:44 13-06-2016 Moderatori sportiv nuk mban anë, pranon ftesën e zvicerianëve për të parë ndeshjen por s’e besoni dot ç’bëri nga stresi i humbjes

Ambasada Zviceriane në Tiranë, plot diplomaci e kujdes, mblodhi njerëz të njohur të ekranit, publikut dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit, qeverisë e parlamentit.

Si vakt drake, orari kur u zhvillua ndeshja Shqipëri-Zvicër në Lens, kishin përshtatur disa tenda për pak më shumë hije, tavolina të gjata, monitorë të mëdhenj në rezidencën e tyre dhe sigurisht sanduiçë e birra pa fund.

Prezentë qenë presidenti Bujar Nishani, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri Blendi Klosi e shumë të tjerë si Halim Kosova, Tritan Shehu, Eduard Shalsi etj. Rezidenca zvicerane mblodhi për ndeshjen, ndoshta më shumë deputetë se në seanca të zakonshme parlamentare.

Por ëndrra për të dalë fitues në oborrin zvicerian u venit shpejt, që në minutat e para kur zvicerianët në Francë shënuan golin e parë me goditje këndi kundër kuqezinjve.

I gjendur në këtë situatë, edhe pse ka dashur të ruajë qetësinë e të tregohet i balancuar, moderatori i ‘’Procesit Sportiv’’ Edi Manushi e ka nxjerrë të gjithë stresin duke ngrënë.

Në këtë foto shihet me gazetarin e ‘’Top Channel’’ Aurel Boriçi dhe partneren e tij në emision Marina Vjollca, teksa ha e pi pafund. Ha sanduiç dhe pi birra, pi birra e ha sanduiç...

Sado që bluza e Manushit mbante të dyja simbolet, moderatori s'mund të qëndrojë deri në fund kaq diplomat...diku do ta nxjerrë inatin.

aurelboricimanushiok.gif

ambasadazvicerok.gif

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30185508728027
array(1) { ["section"]=> string(134) "moderatori-sportiv-nuk-mban-ane-pranon-ftesen-e-zvicerianeve-per-te-pare-ndeshjen-por-s-e-besoni-dot-c-beri-nga-stresi-i-humbjes-43337" }