Moderatorja e “Gol pas Goli”, Vilma Masha: Cili prind do e dërgonte vajzën në stadium pasi panë rastin e Trevizës?!

Publikuar tek: sport, më 12:51 18-01-2017 Moderatorja e “Gol pas Goli”, Vilma Masha: Cili prind do e dërgonte vajzën në stadium pasi panë rastin e Trevizës?!

Në diskutimet e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga FSHF mbi nismën “Emancipimi në stadium”, Vilma Masha, moderatorja e emisionit “Gol pas Goli” solli në vëmendje rastin e tifozes në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Lidhja ime me stadiumin është e hershme, para se unë të nisja punën si gazetare sportive, pikërisht në kohën kur kam qenë gazetare kulture dhe shkoja në stadium për ndjekur ndeshjet si fanse.

Si fillim dua të them se është e vërtetë që në stadium ka shumë ofendime në kor, por duhet ta kuptojmë se stadiumi nuk është biblotekë, kjo dihet. Por rëndësi ka që të reduktohen ofendimet dhe stadiumi të bëhet i përshtatshëm edhe për femrat.

Futbolli duhet futur në kulturë dhe në edukatë. Më mirë të shijojmë një ndeshje futbolli në stadium dhe t’i lëmë për pak momente çastet që kalojmë në kafene. Por, të gjithë e mbajmë mend rastin e Trevizës në “Elbasan Arena”. Çdo prind do të mendohej dy herë për të çuar vajzën e tij në stadium pasi u panë ato momente frike.

Madje edhe nëna ime, më dërgonte mesazhe në telefon, ndërkohë që unë isha në emision dhe më thoshte: Çfarë po ndodh? Kjo pasi çdo prind bëhet merak sidomos kur e di se edhe fëmija e tij është pjesë e grupimeve të tifozërisë, sepse vëllai im është anëtar i “Tirona Fanatics”.

Mua më kënaq prania e femrave në stadium. Edhe emisionet sportive bëjnë punën e tyre, mediat po ashtu. Mendoj se duhet të shkohet nëpër shkolla, gjimnaze dhe të ofrohen bileta falas dhe të bëhet promovim i futbollit dhe sportit në përgjithësi për t’u njohur sa më shumë me atë çfarë ofron stadiumi apo loja e futbollit”, deklaroi Vilma Masha, moderatorja e emisionit “Gol pas Goli” që transmetohet në Supersport.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus ndryshon logon historike, ja si duket tani (Foto)
Gafa e gazetarit që tashmë punon me PR-in e FSHF-së në aktivitetin e sotëm »
Article Logic
Execution time: 0.24965691566467
array(1) { ["section"]=> string(115) "moderatorja-e-gol-pas-goli-vilma-masha-cili-prind-do-e-dergonte-vajzen-ne-stadium-pasi-pane-rastin-e-trevizes-65894" }