Moderatorja e ‘’Top Channel’’ një status të gjatë këtë mëngjes: Rrugës flokët do t’i shkulin e me fshesë do të gjuajnë…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:54 28-09-2016 Moderatorja e ‘’Top Channel’’ një status të gjatë këtë mëngjes: Rrugës flokët do t’i shkulin e me fshesë do të gjuajnë…

Moderatorja e ‘’Top Channel’’, Albana Osmani këtë mëngjes ka postuar një status të gjatë, në formën e një përralle, pas së cilës nuk dihet se çfarë fshihet. Në të? Shumë mesazhe, për këdo që lexon mes rreshtave.. ‘’Rrugës flokët do t’i shkulin e me fshesë do të gjuajnë…’’, shkruan Osmani.

STATUSI I PLOTË:

Kam parë shumë përralla e kam lexuar qindra të tilla. Fundet ndodhin si në realitet. Gjithmonë 'motrat e hirushes' duartrokasin nga rruga me fshesë në dorë e me flokët si kaçube.

'Shtriga' hidhet nga shkëmbinjtë. Sot ky soj magjinë e bën online me mollë të kuqe virtuale, që flet për veten e kërkon sërish veten në asgjënë. Këpucën ta gjen Princi. E gjen Princi ama, jo shoqëria e tij që ia pason; 'mduket është e asaj'.

Tre fijet e flokut të artë dalin shpesh të dekoloruara dhe të plotësohet vetëm njëra dëshirë. Por ajo është destinacioni jot pa kthim.

'Milingonë' që fiton garën. Dhe pse të kacaviren deri në jargë në vrapin tënd gjëra të ngjashme, që të bëhen si klon. Ti fiton se je thjesht një milingonë.

Gjithmonë ke një Buall dhe një Majmun për shok por ata janë shokët më të mirë të një Mbreti Luan. Budallenjtë më naivë e që lumturia s’ka emër të dytë mbi ta. Por ata janë tijët. Po flas për fundin që është njëlloj mos e harro!! Por, rrugës flokët do t’i shkulin e me fshesë do të gjuajne, me "mollët" e tyre do helmojnë pjatën tënde, e para pasqyrës imazhi yt do jetë gdhendur nga lakmia e tyre. Pa asnjë këpucë zbathur do vraposh, ngjyrat e kaltra do të thellohen në blunë e tyre do lundrosh.

Zbathur e zhveshur si lulja e diellit në mesin e ditës e pakrrusur nga asnjë rëndesë do kundrisesh në meritë lumturie. Ç'faj ke ti se linde e bukur, luledielli?! Ç'faj ke ti që mban në emër Diellin brenda! Pse mbi qerpikë të peshon kaq urtesi. Linde në mesditë ndaj rri kaq drejt TI. Buzëqesh thjesht gëzo!

Ah... rrugës..rrugës-rrugës..Do të fryjnë si murlanë, si tornado do tërbohen, po do tërbohen!! Mos u tremb ose tpaktën mos e humb..! Zbathur do vraposh, mos u rrëzo mos u lësho! Natën do të zgjojnë se nuk durojnë dot ëndrrën tënde as mëngjesin tënd.

Do të zgjojnë me zhurma do marrin endrrën tënde ta fusin ne dollap do të bëjnë roje dhe padashje ‘’like’’. Endrrën ... vazhdo ! Në sirtar s’të mbajnë dot TY.

Pak thashë shumë pak se rrugës...rrugës-rrugës, ca gjëra nuk t’i them dot.. do t’i vizatoj e do t’i tregoj një ditë. Por mos harro fundi është njësoj. Mos u trazo në marrëzi mos u brumos në padijeni. Mos u varfëro në atë që ke pasuri, në atë që je TI. A i ke lexuar ti përrallat?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032072067260742
array(1) { ["section"]=> string(119) "moderatorja-e-top-channel-nje-status-te-gjate-kete-mengjes-rruges-floket-do-t-i-shkulin-e-me-fshese-do-te-gjuajne-54364" }