Moderatorja shqiptare feston ditëlindjen, shpërthen në lot në transmetim direkt

Publikuar tek: barometri, më 07:56 10-04-2018 Moderatorja shqiptare feston ditëlindjen, shpërthen në lot në transmetim direkt

Moderatorja e emisionit “Me zemër të hapur”, në News 24 Evis Ahmeti, feston 45 vjetorin e saj ditën e sotme.

Gjatë emisionit të saj ajo ka trajtuar një çështje të një konflikti mes një nëne dhe vajzës së saj, ku kjo e fundit kishte kohë që nuk i fliste të ëmës.

Si për të dhënë një mesazh të qartë, vajza e Evisit, e ka surprizuar moderatoren në emision duke ia uruar ditëlindjen me anë të një lidhje direkte.

"Në këtë 45 vjetor dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë”, e uroi vajza moderatoren, ndërkohë që dhe një tufë me lule iu dhurua asaj.

Pas surprizës moderatorja ka shpërthyer në lot, nga emocionet që i dhuroi urimi i vajzës. Na ngelet t’i urojmë edhe ne shumë vite të bukura moderatores së njohur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019765138626099
array(1) { ["section"]=> string(85) "moderatorja-shqiptare-feston-ditelindjen-shperthen-ne-lot-ne-transmetim-direkt-116316" }