Modernizimi i hekurudhës Durrës-Mal i Zi, Dervishaj: Ndihmesë për pasagjerët dhe bizneset

Publikuar tek: ekonomi, më 14:22 12-12-2016 Modernizimi i hekurudhës Durrës-Mal i Zi, Dervishaj: Ndihmesë për pasagjerët dhe bizneset

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadoren e Republikës së Çekisë Branislava Tamasova dhe përfaqësuesin e kompanisë  hekurudhore çeke “AZD PRAHA”, Peter Liska.

Gjatë takimit përfaqësuesi i kompanisë “AZD PRAHA” dhe Ambasadorja Tamasova, i dorëzuan Ministrit Dervishaj studimin e fizibilitetit për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës- kufiri me Malin e Zi.

Për Ministrin ky është hapi i parë për të vijuar më tej me fillimin e një projekti konkret, për të modernizuar këtë linjë hekurudhore.

Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare është shumë e interesuar në zhvillimin e transportit hekurudhor, për ti dhënë një ndihmesë të madhe jo vetëm pasagjerëve, por edhe biznesit.

Dervishaj theksoi se lidhja Durrës-Hani i Hotit dhe më tej me Malin e Zi, e fut Hekurudhën Shqiptare në rrjetin europian të hekurudhave, duke i dhënë një mundësi të madhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri tha se rivitalizimi i transportit hekurudhor sjell zhvillimin e porteve shqiptare, që mund të shërbejnë si porta hyresë për kompanitë e mëdha.

Më tej Dervishaj tha se Ministria synon rivitalizimin e këtij transporti, ku një nga zhvillimet  konkrete pritet të Pranverën e 2017, ku do të fillojnë punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Ambasadorja Tamasova tha se Cekia po mbështet prej vitesh Shqipërinë në zhvillimin e transportit hekurudhor, që ka një potencial të madh për vendin dhe rajonin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022123098373413
array(1) { ["section"]=> string(93) "modernizimi-i-hekurudhes-durres-mal-i-zi-dervishaj-ndihmese-per-pasagjeret-dhe-bizneset-62400" }