“Modestia” e De Biazit: Për shqiptarët unë jam Zoti!

Publikuar tek: sport, më 17:19 05-06-2016 “Modestia” e De Biazit: Për shqiptarët unë jam Zoti!

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, gjatë një reportazhi të gazetës zvicerane “Blick” në qytetin ku banon, Koneljano, ka treguar edhe se si trajtohet nga tifozët e kuqezinjve që pas kualifikimit në Europian.

I pyetur se pse i kishin dhënë shtetësinë shqiptare, De Biazi me humor tregoi se për shqiptarët, tashmë ai kishte kaluar kufijtë sportivë. “Për ta unë jam Zoti!”, ishte batuta e trajnerit 59 vjeçar.

FUSSTO1-9577-470x316.jpg

“Kur unë ec në rrugët e Tiranës, njerëzit shpesh çuditen. Pasi në ditët e diktaturës, njerëzit e njohur nuk i shihnin në publik. Ata i shihnin vetëm në TV. Kur i kalon tronditja, ata vendosin dorën në zemër dhe thonë ‘Respekt’”, tregoi ai, ndërsa gazeta zvicerane u çudit se si në Koneljano, për të gjithë ai ishte thjesht Xhani, dhe nuk kishte një adhurim të njëjtë ndaj tij.

FUSSTO1-8925-470x330.jpg

Gjatë reportazhit në ditën pushim të kombëtares, De Biazi ka shëtitur gazetarët zviceranë në vende të ndryshme të qytetit të tij, duke zbuluar se si suksesi shqiptar kishte filluar në një restorant. “Këtu kemi ngrënë darkë para ndeshjes me Danimarkën”, ishte shpjegimi i tij.

FUSSTO1-9104-470x339.jpg

Pas xhiros në kalanë e qytetit dhe në vreshtat nga e cila prodhohej vera e famshëm e krahinës, ai u tregoi edhe shtëpinë e tij. “Këtu jam shefi! Kur gruaja ime nuk është në shtëpi”, tha De Biazi i cili në fund zbuloi edhe arsyen pse kombëtarja shqiptare do të qëndronte në Bretanjë gjatë Europianit. “Sepse nga aty vijnë Asteriks dhe Obeliks”, ishte batuta e shoqëruar me të qeshura nga tekniku i kuqezinjve. (Panorama Sport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do të jetë ky formacioni kuqezi anti-Zvicër? (Foto)
Milionat që kombëtarja përfiton për pjesëmarrjen, çdo fitore dhe barazim në Europian »
Article Logic
Execution time: 0.026275157928467
array(1) { ["section"]=> string(54) "modestia-e-de-biazit-per-shqiptaret-une-jam-zoti-42524" }