Mogherini dhe Hahn përshëndesin ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Publikuar tek: bota, më 21:20 11-01-2019 Mogherini dhe Hahn përshëndesin ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisioneri Johannes Hahn kanë përshëndetur ndryshimet kushtetuese të votuara sot në Parlamentin maqedonas.

Zyrtarët e lartë të BE-së shprehen njëzëri se ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës.

“Udhëheqësit politikë dhe qytetarët njësoj kanë treguar vendosmërinë e tyre për të kapur këtë mundësi unike dhe historike në zgjidhjen e një prej mosmarrëveshjeve më të vjetra në rajon dhe me vendosmëri të ecin përpara në rrugën e Bashkimit Evropian. BE e mbështet fuqimisht këtë marrëveshje e cila përcakton një shembull pajtimi për rajonin dhe Evropën si një e tërë”, thuhet në fjalën përshëndetëse të zyrtarëve të BE-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027549028396606
array(1) { ["section"]=> string(71) "mogerini-dhe-han-pershendesin-ndryshimet-kushtetuese-ne-maqedoni-148416" }