Moggi: Futbolli shqiptar, në rrugën e duhur

Publikuar tek: sport, më 22:49 09-02-2015 Moggi: Futbolli shqiptar, në rrugën e duhur

Luciano Moggi zbarkon në Shqipëri për promovimin e librit të tij "Topi është Imi". Ish drejtori sportiv i Juventusit që u vendos në qendër të akuzave për skandalin "Calciopoli" u prononcua në një intervistë ekskluzive për Sport News, ku preku disa nga temat më delikate të futbollit italian, por nuk kurseu elozhet për zhvillimin e futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit, duke vënë theksin te kolonia e shqiptarëve që luajnë aktualisht në nivele të ndryshme të futbollit italian.

Zoti Moggi, keni mbërritur në Shqipëri për promovimin e librit tuaj që flet për karrierën tuaj në nivelet drejtuese të futbollit italian. Çfarë keni dëgjuar në të shkuarën për Shqipërinë dhe çfarë dini ju për Shqipërinë?

Futbolli shqiptar po evidentohet në nivele ndërkombëtare. Kombëtarja nën drejtimin e De Biasit ka bërë hapa të rëndësishëm. Promovimi i futbollit në Shqipëri është diçka pozitive sepse lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali si Hysaj te Empoli, Cana te Lazio kanë një ecuri pozitive.

Ju njihni personalisht ndonjë prej lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në Itali?

Njoh personalisht Lorik Canën që luan te Lazio. Përveçse një profesionist ai është edhe një lojtar shumë i mirë.

Lojtarët shqiptarë luajnë në Itali për shkak të cilësive të tyre pozitive apo për shkak të rënies që ka pësuar futbolli italian gjatë viteve të fundit?

Është pak njëra dhe pak tjetra. Në praktikë futbolli italian nuk është më ai i viteve të shkuara, por lojtarët e huaj janë të rëndësishëm sepse një fenomen i tillë është edhe në vendet e tjera. Dua të veçoj psh. Cikalleshin që po tregon vlerat e tij në një kampionat të rëndësishëm. Kjo do të thotë se në futboll ka njerëz që mund t'i japin shumë këtij sporti".

Cila është formula që mund të shpëtojë futbollin italian për ta rikthyer në elitën e futbollit botëror?

Është shumë e thjeshtë. Duhen zgjedhur lojtarë të huaj që vlejnë dhe jo lojtarë të huaj që u zënë vendet lojtarëve italianë thjesht sa për numër. Aktualisht në Itali po ndodh një fenomen. Klubet po blejnë lojtarë me ngjyrë sepse komercializohen shumë mirë në Gjermani dhe Angli por kjo nuk i ka sjellë asgjë pozitive futbollit italian dhe unë mendoj se këta lojtarë duhet të qëndrojnë në vendet e tyre.

Këtu në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit, Milanit, Juventusit dhe kombëtares, të cilët i ndjekin ndeshjet në Supersport. Çfarë mesazhi keni për ta?

Pamë ndeshjen e Shqipërisë në Gjenovë. Pamë edhe ngrohtësinë që dhuruan 20 mijë tifozët shqiptarë të cilët dhanë një mbështetje financiare për bamirësi. Pamë një kombëtare kompakte që i krijoi vështirësi Italisë, prandaj më duhet të them se nëse futbolli shqiptar ecen në këtë rrugë, në të ardhmen mund të bëhet shumë i rëndësishëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shaqiri dhe Kovaçiç foto me “shqiponjën”
Komisioni i Etikës: Pezullim për dy lojtarët në lidhje me trukimet »
Article Logic
Execution time: 0.019168853759766
array(1) { ["section"]=> string(46) "moggi-futbolli-shqiptar-ne-rrugen-e-duhur-2891" }