Mogherini shkund politikën: “Drejtësia” hap dyert e anëtarësimit, ka interesa më të rëndësishme se partitë tuaja

Publikuar tek: politike, më 19:54 03-03-2016 Mogherini shkund politikën: “Drejtësia” hap dyert e anëtarësimit, ka interesa më të rëndësishme se partitë tuaja

Përfaqësuesje e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federcia Mogherini ka dhënë mesazhe të forta në drejtim të politikës shqiptare gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë.

Mogherini ka theksuar se Shqipëria duhet të kalojë tashmë në një tjetër nivel në raportet me Brukselin dhe sipas saj është miratimi i refomës në drejtësi ajo që do t’i hap rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Zyrtarja e BE-së ka qenë e prerë kur ka kritikuar partitë politike se interesat e tyre janë të vogla në krahasim me rëndësinë që kanë interesat Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Mogherini u kërkoi politikanëve shqiptarë që të çlirohen nga e kaluara dhe ta dërgojnë Shqipërinë në BE: "Ky parlament ka një detyrë përpara vetes. Është përgjegjësia juaj, qytetarët tuaj i kanë sytë nga ju, sugjerimi im është çlirohuni nga ajo pjesë e së kaluarës që iu bllokon, çojeni Shqipërinë përpara, silleni Shqipërinë në BE."

Fjala e plotë e Mogherinit:

Ndoshta do të ndjeni pak emocion në zërin tim pasi përveç parlamentit italian, kjo është hera e parë që unë flas përpara një parlamenti kombëtar dhe kjo është një gjë e veçantë për mua. Ndjehem shumë e afërt me Shqipërinë, jo vetëm se vendi nga vij unë është kaq afër me bregdetin tuaj, por edhe pse ne ndajmë të njejtën të ardhme.

Si ministre italine dhe si përfaqësuese e BE-së, besoj se ju duhet të gjeni vendin tuaj në BE. Kjo pyetje do të na bëhet neve në të ardhmen, të gjithë ministrave këtu: A janë vendet e Ballkanit Perëndimor më stabël dhe më afër BE-së? Ne mund të punojmë për shumë gjëra, por kemi një gjë shumë të qartë, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian mund ta bëjnë ndryshimin dhe kjo ndodhet në duart tona, në duart tuaja, në rastin e Shqipërisë në veçanti. BE nuk ka formula të gatshme për t’iu treguar se çfarë duhet të bëni ju.

Ka shumë sfida që ne i ndamë si europian dhe askush nga ne nuk i ka përgjigjet e duhura për këtë situatë. Nuk kemi mësues apo nxënës, ne duhet të punojmë për përgjigje të përbashkëta.

Këtë vit Shqipëria ka ecur përpara. Përpara 25 vitesh Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara dhe i treti më i varfëri në botë. Sot Shqipëria e ka ndryshuar imazhin e saj ndërkombëtar.

Qytetarët e Shqipërisë kanë shpresa më të mëdha, aspirata më të mëdha dhe kjo është një gjë e mirë. Dhe këto shpresa vënën një përgjegjësi më të madhe tek ne dhe te ju, për të qenë të ndershëm.

5 prioritetet kyçe ju i njihni, raporti ynë ka treguar se Shqipëria ka ende shumë për të bërë, por edhe që ritmi i reforma është i kënaqshëm.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rilidhen me njëri tjetrrin, por edhe me vendet e tjera të Euopës. Invesitmi më i mirë që duhet bërë janë të rinjtë. Ne duhet të investojmë këtu për të rinjtë. Rritja ekonomike ka nevojë për kapacitete njerëzore. Unë e di se në Shqipëri ka  të rinj që punojnë shumë dhe ka qenë nevojë vetëm për një shans për të treguar atë që ata dinë të bëjnë, prandaj BE do t’i japë Shqipërisë 30 mln euro për mbështetjen e punësimit.

Ka ardhur koha të kalojmë në një nivel tjetër, për këtë duhet një reformë e thellë e gjyqësorit. Reforma ka të bëjë me barazinë e qytetarëve shqiptarë, pavarësisht statusit social. Ka të bëjë me kompanitë vendase, investuesit e huaj, por ka të bëjë edhe me demokracinë dhe qytetarët tuaj pasi ata duhet të kenë besimim në shtetin e tyre. Prandaj për këtë arsye ne i kushtojmë kaq rëndësi. Kjo reformë do t’i hapë dyert një rekomandimi për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Kjo është një nga reformat më të plota që është propozuar në vendet e zgjerimit. Qytetarët e Shqipërisë presin që ju të bëni këtë gjë, prandaj bëjeni. Unë e di që politika vuan nga mungesa e bashkëpunimit. Duhet të pranohet kndërshtari, por jo si armik.

Për shumë kohë në vendin tim në Itali ne kemi vuajtur të njejtën sëmundje, kështu që e kuptoj, por më lejoni t’ju them se ka interesa që janë më të rëndësishme se interesat e partive politike, janë ato të qytetarëve tuaj, të shtetit tuaj.

Terrorizmi, radikalizmi janë një kërcënim që askush nga ne nuk duhet ta nënvlerësoj. Ne jemi së bashku në këtë luftë.

Ky parlament ka një detyrë përpara vetes. Është përgjegjësia juaj, qytetarët tuaj i kanë sytë nga ju, sugjerimi im është çlirohuni nga ajo pjesë e së kaluarës që iu bllokon, çojeni Shqipërinë përpara, silleni Shqipërinë në BE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrihet konsensusi për dekriminalizimin, Balla: Kemi një draft. Bylykbashi: Falë presionit të opozitës
Dekriminalizimi, Meta: E kemi zakon, konsensusin e lemë për në minutat e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.0044980049133301
array(1) { ["section"]=> string(114) "mogherini-shkund-politiken-drejtesia-hap-dyert-e-anetaresimit-ka-interesa-me-te-rendesishme-se-partite-tuaja-34148" }