Mohojnë armenët: Nuk djegim flamuj shqiptar në Elbasan

Publikuar tek: sport, më 20:01 28-03-2015 Mohojnë armenët: Nuk djegim flamuj shqiptar në Elbasan

Tifozët armen mohojnë se kanë planifikuar për të djegur flamuj shqiptar në stadiumin “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes Shqipëri-Armeni.

Në media dhe rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se tifozët armenë, të cilët do jenë rreth 150, në stadiumin e Elbasanit do të digjinin flamujt tanë kombëtar.

Por diçka e tillë është mohuar nga tifo-grupi më i madh armen “Fronit i parë armen”, të cilët shprehen se një plan i tillë nuk ekziston dhe se ata nuk kanë pasur asnjë bashkëpunim më herët me tifozeritë serbe.

“Fronti i parë armen dëshiron të deklaroj publikisht se nuk ka pasur ndonjëherë bashkëpunim me tifozët serb, apo ndonjë plan për të djegur flamuj në Shqipëri. Infomracioni i publikuar nga mediat shqiptare dhe disa fansa shqiptarë rrjetet sociale janë totalisht të pavërteta”, thuhet në reagimin e këtij tifo-grupi që do të jetë i pranishëm në Shqipëri ditën e nesërme për të ndjekur nga afër ekipin e tyre.

Nesër në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Armeni e vlefshme për grupin I në eleminatoret e kampionatit europian France 2016.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tranjeri i Armenisë, Challandes: Kemi ardhur për fitore, Shqipëria ka ekip të mirë
Urimi Granitit për ditëlindjen e të vëllait, Taulantit »
Article Logic
Execution time: 0.031078100204468
array(1) { ["section"]=> string(58) "mohojne-armenet-nuk-djegim-flamuj-shqiptar-ne-elbasan-7219" }