Moment magjik në Teatrin Mbretëror të Spanjës, Ermonela Jaho bën shqiponjën

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:34 28-09-2016 Moment magjik në Teatrin Mbretëror të Spanjës, Ermonela Jaho bën shqiponjën

*Moment magjik në Teatrin Mbretëror të Spanjës, Ermonela Jaho bën shqiponjën

Sopranoja e njohur  shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën.

Me potencën vokale dhe me interpretimin briliant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara. Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello.

Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare. Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa ka interpretuar rolin e saj në skenë.

Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interesim të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

Mediat spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës. Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke shfaqur kujtimet e saj të mira.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024249076843262
array(1) { ["section"]=> string(80) "moment-magjik-ne-teatrin-mbreteror-te-spanjes-ermonela-jaho-ben-shqiponjen-54349" }