Momenti i fëmijëve, 2 festivalet e tyre më 17 dhe 18 mars

Publikuar tek: kulture-art, më 17:01 16-03-2015 Momenti i fëmijëve, 2 festivalet e tyre më 17 dhe 18 mars

Më datë 17 mars, ora në 18:00, në skenën e Universitetit të Arteve, do të organizohet  festivali i kërcimit për fëmijë “Ne jemi bota”, edicioni i tretë. Në këtë festival marrin pjesë mbi 300 fëmijë të grupmoshave të ndryshme. I ftuar special do të jetë një grup artistik nga qyteti i Prizrenit në kuadër të bashkëpunimit midis Qendrave Kulturore të Fëmijëve Shqipëri-Kosovë.

Një tjetër festival, “Zërat e Rinj”, edicioni i 18, do të zhvillohet më 18 mars ora 18:00  me shkollat publike 9-vjeçare të Tiranës. 

“Synimi ynë është integrimi dhe aktivizimi i fëmijëve me dhënien e një kontributi modest për përmirësimin e pozicionit të tyre në jetën shoqërore, si dhe përkrahjen për zhvillimin e talenteve në fushën e kërcimit e këngës si edhe transmetimi i kulturës dhe niveli artistik i tek fëmijët në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vrasja e Maratit” sukses në botë, vjen edhe në TK
Zbulohet unaza vikinge e shek. të 9-të me mbishkrimin “Allah” »
Article Logic
Execution time: 0.02573299407959
array(1) { ["section"]=> string(61) "momenti-i-femijeve-2-festivalet-e-tyre-me-17-dhe-18-mars-6081" }