Momenti i Topallit, i bën kërkesën e fortë Ramës dhe i thotë: “Ik o djalë shko në shtëpinë tënde! Bëre luftë idiote!’’

Publikuar tek: politike, më 11:58 17-12-2015 Momenti i Topallit, i bën kërkesën e fortë Ramës dhe i thotë: “Ik o djalë shko në shtëpinë tënde! Bëre luftë idiote!’’

Jozefina Topalli i kërkon Edi Ramës të iki, duke iu drejtuar me fjalët ‘’Ik o djalë, shko në shtëpinë tënde!’’. Topalli munguar me fjalën e saj në protestat e PD-së, sot qe shpërthyese para qytetarëve duke i thënë Ramës të shkojë në shtëpi.

“Sot unë gjej këtu te ju, jashtë sallës së mbyllur të Kuvendit mesazin më të madh që mund t’i jepni, Edi Rama ik, Edi Rama ik, Edi Rama ik, Edi Rama ik!

Ai brenda me Tiranë e votave të tij disa të blera, kërkon të votojë buxhetin e rrënimit. Ju nuk e dini ndoshta por me buxhetin që ai ka kaluar në këto 3 vite ka shytuar para 430 milionë euro, ua ka marrë secilit prej jush dhe kjo ka vetëm një emër. Emri i saj është pashpirtësi për atë që s’ka bukë me hëngër.

Jemi këtu për t’u mbledhur dhe për të vendosur një vizë të kuqe, në 25 vjetorin ne të lejojmë kur që ato të ofendojnë shqiptarët, të tallen me jetën tuaj, të ndërtoni biznesin tuaj.

Jo vetëm sot, jo vetëm nesër, jo vetëm në 21, por të jemi të gjithë bashkë për të protestuar kundër një bande që mendon se mund të zbrazë vendin tonë. Po kur ka ndodh ndonjëherë që 200 mijë shqiptarë të aplikojnë për të ikur bashkë. Po guri i rëndë është në tokën e tij, në shtëpinë e tij, nuk ka prind në botë,  nuk ka mama në botë që të dojë që djali i saj të iki jashtë!

Me atë që e quante luftë patriotike, që ishte një luftë idiote, humbi 73 mijë vende pune! A do ta lejojmë ne shqiptarët?

Unë nuk rri dot këtu pa protestë, gjë që do e bëj përsëri brenda sallës së parlamentit. Nuk pranoj kurrë që ai të dekorojë torturuesit e mëdhenj, persekutorët më të mëdhenj të Shqipërisë sonë të dashur.

Në Kuvend kemi kërkuar pushim, se ose do heqësh dekoratat, ose ne do reagojmë.

Edi Rama ka ikur nga Parlamenti, ai nuk është më në seancën plenare aty. Bashkë me ju, në mënyrën më paqësore, sot këtu, nesër te Kryeministria.

Ik Edi Rama!

Natyrisht dimë të themi edhe më fal aty ku gabojmë, por është PD ka bërë liberalizimin e vizave, me rrugë, me infrastrukturë, me pensione.

Po si ka mundësi që Serbia hapi negociatat, vetëm Shqipëria jo?

Ka vetëm një rrugë me Edi Ramën, ai nuk lejon zjedhje të lira të ndesrshme, ne duhet të përgatitemi vetëm për protesta të forta e të qëndrueshme.

Ik o Djalë, shko në shtëpinë tëndë, boll na ofendove, boll na pushtove!'', tha Topalli

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati s’mban fjalorin para protestuesve, ofendon rëndë Ramën dhe tregon si hyri në Shkodër
Kodheli në Kuvend-opozitës: Faljen duhet ta kishit kërkuar ju vite më parë »
Article Logic
Execution time: 0.1141369342804
array(1) { ["section"]=> string(117) "momenti-i-topallit-i-ben-kerkesen-e-forte-rames-dhe-i-thote-ik-o-djale-shko-ne-shtepine-tende-bere-lufte-idiote-27976" }