Monedha e Euro-s vazhdon të zhvlerësohet, sot kap tjetër rekord

Publikuar tek: ekonomi, më 14:09 09-06-2017 Monedha e Euro-s vazhdon të zhvlerësohet, sot kap tjetër rekord Banka e Shqipërisë

Monedha e përbashkët Euro ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme, duke zbritur në 133.64 lekë, 0.15 lekë më pak se një ditë më parë.

Ky rezultat vjen nga nënvlerësimi i Euros në bursat ndërkombëtare. Rezultati i papritur i zgjedhjeve në Britani, ku konservatorët nuk dolën me një shumicë cilësuese, ka çuar në një rënie të paundit por dhe euros gjatë ditës së sotme, si rrjedhojë e pasigurive që lidhen me procesin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Dollari ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 119.4 lekë, me rritje 0.39 lekë në krahasim me një ditë më parë, duke reflektuar forcimin e tij në bursa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070831775665283
array(1) { ["section"]=> string(68) "monedha-e-euro-s-vazhdon-te-zhvleresohet-sot-kap-tjeter-rekord-81852" }