Monedha virtuale “Bitcoin” është drejt falimentimit

Publikuar tek: ekonomi, më 18:56 17-01-2016 Monedha virtuale “Bitcoin” është drejt falimentimit

Një nga themeluesit e Bitcoin, Mike Hearn, ka thënë se monedha virtuale është në prag të falimentimit.

Hearn, një programues britanik, i cili u largua nga puna në Google dy vite më parë për t’iu dedikuar me kohë të plotë zhvillimit të “Bitcoin”, tha se monedha e kontrolluar nga Kina është në prag të “kolapsit teknik”.

“Nuk ka asnjë arsye më shumë për të besuar se Bitcoin do të jetë më i mirë se sistemi i tanishëm financiar”, tha programuesi duke njoftuar edhe shitjen e të gjithë aksioneve të tij.

“Bazat janë thyer dhe çfarëdo që të ndodhë me çmimin në afat të shkurtër, trendi afatgjatë do të bjerë”, tha ai.

Hearn tha se një kufizim teknik në rrjetin e Bitcoin  që nuk lejon “blloqet” - të dhënat e përhershme të transaksioneve që krijohen çdo 10 minuta - po del jashtë kontrollit duke bërë që rrjeti të mos përballojë dot kërkesën e madhe.

Aktualisht 1 Bitcoin këmbehet me 388 dollarë amerikan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030419111251831
array(1) { ["section"]=> string(55) "monedha-virtuale-bitcoin-eshte-drejt-falimentimit-30239" }