Monedhat e huaja po forcojnë pozitat ndaj lekut

Publikuar tek: ekonomi, më 14:02 05-09-2016 Monedhat e huaja po forcojnë pozitat ndaj lekut

Monedhat e huaja euro dhe paundi britanik patën një zhvlerësim të ndjeshëm ndaj lekut gjatë muajve të verës.

Në fund të korrikut euro u zhvlerësua duke u shkëmbyer me 135.87 lekë. Që nga gushti i vitit 2010,  euro nuk kishte rënë nën këtë vlerë.

Ndërsa sot, sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbehet me 137.54  lekë.

Edhe pse euro ka filluar të vlerësohet karshi lekut, sërish mbetet në nivele të ulëta po ta krahasojmë me perudhën kur 1 euro shkëmbehej me 140 lekë.

Edhe Paundi Britanik mbetet sërish në nivele të ulëta ku 1 paund këmbehet me 164.04 lekë.

Sipas ekspertëve të bankës së Shqipërisë rënia e monedhave të huaja ndodhi për disa arsye, një ndër to është dhe BREXIT.

Meqë sezoni turistik po mbyllet dhe euro ka filluar të rritet. Dobësimi i euros ndaj lekut më tej i detyrohet edhe raporteve në tregun e brendshëm.

Dollari ka qenë monedha e vetme që ka ruajtur ekuilibrin, duke patur vetëm disa luhatje të vogla. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë 1 dollar këmbehet me 123.08 lekë. 

kursi_i_kembimit_valutor.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03013801574707
array(1) { ["section"]=> string(53) "monedhat-e-huaja-po-forcojne-pozitat-ndaj-lekut-51950" }