Monika Kryemadhi flet për Shqipërinë, Nora Malaj shpërthen në lot në Konventën e LSI (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 12:26 12-01-2019 Monika Kryemadhi flet për Shqipërinë, Nora Malaj shpërthen në lot në Konventën e LSI (FOTO-VIDEO) Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Monika Kryemadhi ka nisur fjalën e saj me tone patriotizmi në Konventën Kombëtare të LSI.

Kryemadhi, ndërsa u zotua se LSI kurrë nuk do tradhtojë Shqipërinë, emocionoi gratë LSI-iste të cilat shpërthyen në lot.

As deputetja Nora Malaj nuk ka mbajtur dot lotët kur kryetarja e LSI tha se partia e saj do luftojë për Shqipërinë, siç lufton për shtëpinë.

“Partia jonë është ajo parti që asnjë moment s’do tradhtojë gjakun e mijëra grave dhe burrave për Shqipërinë e lirë dhe krenare. Kjo parti nuk do tradhtojë flamurin krenar edhe pse qeveria e rilindjes dhe krimit kërkon që t’i ulë kokën.

Ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, atdheun tonë, atë vend që na ka bërë krenarë, që ka mbijetuar me mijëra vite, me shekuj përballë tradhtarëve dhe atyre që kanë përdhosur flamurin tonë. Ashtu sic luftojmë për shtëpinë tonë do luftojmë për Shqipërinë tonë”, tha Kryemadhi.

Foto: Nora Malaj duke qarë

nora.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luan Rama ngre zërin në konventën e LSI: Ne zgjodhëm opozitën kur na ftuan në pushtet batakçinjtë, makutët, servilët, hajdutët...
‘Pengmarrës  i Kushtetutës’, Rama i përgjigjet ashpër Metës: Çizme rezervë e doktoreshës (TREGON SI DO E ZGJIDHË) »
Article Logic
Execution time: 0.0041661262512207
array(1) { ["section"]=> string(101) "monika-kryemadhi-flet-per-shqiperine-nora-malaj-shperthen-ne-lot-ne-konventen-e-lsi-foto-video-148491" }