Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme e ftuar tek “Zonë e Lirë” ka bërë një hyrje spektakolare.
Si fillim Kryemadhi i ka dhënë dhuratën e Krishtëlindjeve Çanit më pas ka zbuluar çfarë ka bërë me çizmet me të cilat gjuajti në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të hënën në Kuvend kur u zgjodh Kryeprokurorja Marku.
Kryemadhi ato çizme i ka shitur dhe lekët do t'i dhurojë për fëmijët në nevojë. ndërsa dhurata për Çanin ka qenë një zile me babagjysh, mjaft e këndshme.