Monika Kryemadhi: Kam dashur të flas kur e sulmuan Ilirin, por u tërhoqa

Publikuar tek: politike, më 13:43 10-03-2015 Monika Kryemadhi: Kam dashur të flas kur e sulmuan Ilirin, por u tërhoqa Monika Kryemadhi në Parlament

Monika Kryemadhi ka rrëfyer dëshirën e saj për të reaguar kur bashkëshorti i saj, Ilir Meta është ‘sulmuar’ në Parlament prej saj.

“Unë kam dashur të flas, qoftë kur kam dashur të flas në Parlament, qoftë kur ai sulmohet prej meje, apo unë prej atij, jam e detyruar të tërhiqem sepse çdo gjë që unë do të them do t’i vendoset atij dhe kjo në një farë mënyrë është si një marrëveshje e brendshme midis nesh, për arsye se ne akoma nuk ia kemi arritur të kemi emancipimin në politikën shqiptare që t’i japim pavarësinë e vet çdo vendimi që merr.’’, ka treguar Kryemadhi për emisionin “Tonight” të  Ilva Tares.

Sipas Kryemadhit, edhe pse Meta nuk I ka thënë asnjëherë të tërhiqet nga politika, sërish ka gjëra të rëndësishme që duhet të tërhiqesh. E pyetur se pse ka hequr dorë nga kandidimi për Bashkinë e Tiranës, Kryemadhi ka thënë me shaka, se kjo gjë nuk shkonte.

Po sepse do të thonin burri Kryetar Parlamenti, kjo Kryetare Bashkie. Jo jo bëj shaka.”, është shprehur Monika Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka: Do jem kandidati për Durrësin, Dako figurë e konsumuar
Vasili: Opozita të bashkëpunojë për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.028536081314087
array(1) { ["section"]=> string(75) "monika-kryemadhi-kam-dashur-te-flas-kur-e-sulmuan-ilirin-por-u-terhoqa-5455" }