Monika Kryemadhi zbulon “yllin” që e ndriçon në ditët më të vështira

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:19 21-05-2017 Monika Kryemadhi zbulon “yllin” që e ndriçon në ditët më të vështira

Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe Zonja e Parë e vendit, Monika Kryemadhi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë dhe ndjeshmërinë që ka për bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Ajo e konsideron atë një “yll”, që e ndriçon edhe në momente të vështira dhe tregon se në familjen e saj, në ditët e pushimit fushata është e pashmangshme.

POSTIMI I PLOTË

Moti nuk premton nje ditë të bukur, por unë e zbukurova me yllin që më ndricon edhe në ditët e mia të vështira. Si për të dielë kalova pak më shumë kohë me familjen time, por dhe pse u perpoqëm nuk ja dolem dot të mos flasim për fushatën. Sepse motorrët e LSI për fushatën nuk kanë pushim as në fundjavë, as për festa, madje as pas fushate. Pikërisht për këtë do të jemi forcë e parë në këto zgjedhje, per t'i treguar të gjithëve se nuk jemi aktivë vetëm në fushatë, por gjatë gjithë kohës, pa pushim dhe lodhje për të qënë pranë problemeve dhe halleve tuaja. Sepse për ne familja është më e shtrenjte dhe më e rëndësishme se çdo politikë apo marrëveshje që bëhet në emër të saj. Ne jemi një familje me zemër të madhe, ku ka vend për të gjjthë ata që besojnë te vlerat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017998933792114
array(1) { ["section"]=> string(72) "monika-kryemadhi-zbulon-yllin-qe-e-ndricon-ne-ditet-me-te-veshtira-79400" }