Monika kur merret me fushatën,…harron edhe veten

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:37 02-06-2015 Monika kur merret me fushatën,…harron edhe veten Monika Kryemadhi duke folur ne emisionin Argument Plus ne televizionin lokal te Lezhes

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kreut të LSI Ilir Meta, por edhe deputete e qarkut të Lezhës, ka filluar fushatën. Madje, më shumë sesa edhe kur do të zgjidhej vetë si deputete në këtë qark. 

E ndërkohë, impenjimi që të merr fushata, dihet se nuk të lë kohë për veten. Ndaj, në pamundësi të kohës është prezantuar në studiot e televizionit lokal të Lezhës, në emisionin Argument Plus për të folur për zgjedhjet ne bashkinë e re dhe kandidatin Viktor Tushaj. Mund të thuhet pa frikë se Monika është tip sportive. Kjo nuk duket nga T shirt që ka veshur dhe është prezantuar në studio, por sic duket nuk ka pasur absolutisht kohë për tu rregulluar.

Por kujdes, sot në kohën e gazetarisë qytetare të rrjeteve sociale, çdo gjë nuk mbetet vetëm për lokalitetin, por e marrin vesh të gjithë. Vetë prezantuesja e emisionit ka postuar fotot në facebook. Dhe Monika, ndryshe nga gruaja organizatore që kujdeset shumë për veten, nuk ka pasur asnjë cast mundësi të prezantohet ndryshe para atyre që e kanë parë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022400140762329
array(1) { ["section"]=> string(53) "monika-kur-merret-me-fushaten-harron-edhe-veten-12479" }