Monika: Ramën nuk e kemi ftuar në Jalë, por mund të lidhemi me telefon. Por Edi Rama kthehet në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 10:45 17-08-2015 Monika: Ramën nuk e kemi ftuar në Jalë, por mund të lidhemi me telefon. Por Edi Rama kthehet në Tiranë Kampingu i LRI ne Jale

Monika Kryemadhi, e cila gjendet në Jalë në kampin e LRI i vendosur atje si përvit për të rinjtë e të rejat e LSI, deklaroi në ABC News se nuk ka një ftesë për Edi Ramën për të qenë pjesë e kampit për të folur me të rinjtë, por nuk përjashtohet mundësia që të lidhen me telefona dhe të gjejnë kohën për të kontaktuar. 

“Me thënë të drejtën nuk kemi bërë një ftesë zyrtare. Sepse nuk mund të kushtëzojmë njerëzit me axhendat e tyre. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të lidhemi me telefona dhe të shohim sesi janë gjërat…Sepse, gjëja më kryesore sot, është që njerëzit të flasin me njëri tjetrin, dhe ti shohim ballë për ballë. Vitin e kaluar kemi pasur në kampin e Jalës ministrin e Rendit Publik Saimir Tahiri, apo edhe Erion Veliaj” tha Monika Kryemadhi.

Por duket se kjo do të jetë një ide që nuk mund të realizohet.

Sot gjatë mesditës, Edi Rama, kryeminisër, do të lërë rezidencën qeveritare në Dhërmi për t’u kthyer në Tiranë ku do të vazhdojë punët e tij. Një fakt i tillë konfirmohet nga burime të zyrës së shtypit afër kryeministrit. Edi Rama, gjatë ditëve të qëndrimit në rezidencën qeveritare, nuk ka qëndruar brenda mureve të vilës. Ai ka dalë në shëtitore, ka bërë foto me qytetarë që kanë kërkuar të dalin me kryeministrin, si dhe ka ndjekur aktivitete kulturore që janë zhvilluar gjatë mbrëmjeve.

rama shetitje

Ndryshe e ka kaluar kohën Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Vetë zonja Kryemadhi thotë se ajo në mëngjes herët është në “garë” me Ilirin për ecje të shpejtë buzë detit, se kush duhet të dobësohet më shumë, pavarësisht se thotë se “Iliri nuk ka ç’të dobësohet me shumë”. Por gjithsesi, çifti, Meta-Kryemadhi i janë dedikuar totalisht të rinjve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe i PS: Pasaportat? Përgjegjësi Lulzim Basha dhe kompania Aleat. Të kthejë lekët për qytetarët
Rama dhe Zaho mbyllin pushimet: Mirupafshim Jon, do vijmë prap vitin tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.017957210540771
array(1) { ["section"]=> string(105) "monika-ramen-nuk-e-kemi-ftuar-ne-jale-por-mund-te-lidhemi-me-telefon-por-edi-rama-kthehet-ne-tirane-18535" }