Monologu i Skënderbeut në passhpinë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:56 29-11-2017 Monologu i Skënderbeut në passhpinë...

Ditën e djeshme në pritjen e organizuar në Presidencë me rastin e festës së Flamurit, u shkrep  edhe kjo foto tejet interesante të cilën newsbomb.al e publikoi me diçiturën: “Rama i "vjedh" përkrenaren Skënderbeut, ai e shikon vëngër".

E frymëzuar nga kjo shkrepje, shkrimtarja Flutura Açka ka shkruar një “monolog” të heroit kombëtar Skënderbeu në passhpinën e zyrtarëve të shtetit.

"Ah, sikur në vend të robve të kishte vetëm flamurë në radhë para meje! Por ç'e do, në kohët e reja, prej akrobacive politike, i janë ngatërruar zorrët Atdheut, nuk e di i mjeri më ku e ka kokën, e ku i ka këmbët. Duartrokit, moj elitë hipokrite!
- Valbona e shkaterruar
- Vjosa e kërcënuar
- Llogaraja e gërryer
- Tomorri i sakatuar
- Tirana e betonuar
- Puset e matrikulluar
- Kanabisi i çertifikuar
- Media e parcelizuar
- Çmimet të globalizuar
- Leku i diskretituar
- Bankat akaparuar
- Spiunët të nderuar
- Diktatura e rehabilituar
- Populli i duruar
Uh... paska shumë. Mbaroi dhe ceremonia, të tjerat i dini vetë, o shqiptarë! I juaji, Skënderbeu!"

Më shumë në këtë kategori: « Ndodh edhe kështu, qytetari nga Vlora i dërgon vaj ulliri mikut korçar por çfarë i bën shoferi rrugës është e trishtë...
Pas Rusisë, Rama niset për në Pekin në një takim të Partisë Komuniste (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016070127487183
array(1) { ["section"]=> string(42) "monologu-i-skenderbeut-ne-passhpine-101240" }