Morën 100 milionë $ arrestohen 6 zyrtarë të FIFA-s

Publikuar tek: sport, më 08:51 27-05-2015 Morën 100 milionë $ arrestohen 6 zyrtarë të FIFA-s

Policia zviceriane ka arrestuar disa zyrtarë të FIFA-s, nën akuzën e korrupsionit.Sipas BBC, policia i arrestoi këta zyrtarë pas një operacioni në një hotel të Zyrihut, në orët e para të së mërkurës. Ata akuzohen për pastrim parash dhe shantazh në 20 vitet e fundit. Gjithashtu, akuzohen se kanë marrë rreth 100 milionë dollarë ryshfete që nga vitet '90.

Mendohet se personat e arrestuar janë gjashtë. Mes tyre janë Jeffrey Webb nga ishujt Kaiman, një zëvendëspresident i komitetit ekzekutiv dhe presidenti aktual i CONCACAF; Eugenio Figueredo nga Uruguaji, gjithashtu zëvendëspresident dhe deri në vitin 2014 president i CONMEBOL; Jack Warner i Trinidad Tobagos, ish-pjesëtar i komitetit ekzekutiv dhe president i CONCACAF nga viti 1990 deri në vitin 2011.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, tha se ishte në dijeni që disa nga kolegët e tij ishin duke u hetur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madrid shkarkon Ancelottin
Evertoni në “zi”, ndahet nga jeta heroi i tyre Andy King në moshën 58 vjeçare »
Article Logic
Execution time: 0.024340867996216
array(1) { ["section"]=> string(54) "moren-100-milione-arrestohen-6-zyrtare-te-fifa-s-12049" }