Morën pjesë në dasmën mbretërore, por Lori Hoxhës s’i bëri dhe aq përshtypje. Për të mbretëresha është…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:05 10-10-2016 Morën pjesë në dasmën mbretërore, por Lori Hoxhës s’i bëri dhe aq përshtypje. Për të mbretëresha është…

Lori Hoxha dhe e ëma Vjollca Hoxha të dyja trashëgimtare të ‘’Top Channel’’ kanë qenë të ftuara nga Princ Leka i Dytë dhe Elia Zaharia në ceremoninë e dasmës.

Të veshura shik, nënë e bijë rrezatuan elegancë në dasmën e princit. Fotot e dasmës dhe fotot e tyre bënë xhiron e rrjeteve sociale, por duket se Lori Hoxhës i ka bërë më shumë përshtypje një tjetër gjë thelbësore: mamaja e saj.

E kuptueshme për dashurinë që ka një vajzë për nënën e saj, Lori ka dashur të ndajë me gjithë botën atë që ka menduar në ato momente.

‘’Dasmë mbretërore, por mbretëresha është këtu pranë meje’’, ka thënë për të ëmën Lori. Dhe vërtet, për çdo vajzë, a ka ndonjë mbretëreshë tjetër në këtë botë, veç nënës?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028501033782959
array(1) { ["section"]=> string(106) "moren-pjese-ne-dasmen-mbreterore-por-lori-hoxhes-s-i-beri-dhe-aq-pershtypje-per-te-mbreteresha-eshte-55641" }