Mori 18 mijë euro ryshfet, shpallet në kërkim oficeri Fatos Lushi, pezullohet prokurori Ardian Braho

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 29-09-2016 Mori 18 mijë euro ryshfet, shpallet në kërkim oficeri Fatos Lushi, pezullohet prokurori Ardian Braho Fatos Lushi dhe Ardian Braho

Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur hetimet për denconcimin e bërë dje  në emisionin “Stop” ndaj oficerit të policisë gjyqësore Fatos Lushi dhe prokurorit Ardian Braho. Prokuroria ka lëshuar urdhër-arresti për Lushin, ndërsa ka pezulluar nga detyra prokurorin Braho. Në videon e publikuar, Fatos Lushi ishte filmuar duke marrë 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho për të zhbllokuar një transfertë 120 mijë euroshe. Në foto janë Fatos Lushi dhe Ardian Braho.

Lexo edhe: Ja kush është prokurori Ardian Braho që u filmua duke marrë 18 mijë euro ryshfet dhe çështjet që ka hetuar

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të :korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në vijim të pamjeve të transmetuara në emisionin “Stop” në televizionin “Klan” mbrëmjen e së mërkurës (28.09.2016).

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18.000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që po vijojnë veprimet e nevojshme proceduriale nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimin për angazhimin e emisionit “Stop”, si edhe të medias në përgjithësi, për denoncimin e rasteve korruptive në sistemin e drejtësisë dhe brenda radhëve të Prokurorisë në veçanti.

Prokuroria e Përgjithshme nxit çdo medium dhe çdo qytetar që të denoncojë rastet e korrupsionit në drejtësi, duke dhënë në këtë mënyrë ndihmesën për përmirësimin e mëtejshëm të dhënies së drejtësisë në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12208199501038
array(1) { ["section"]=> string(104) "mori-18-mije-euro-ryshfet-shpallet-ne-kerkim-oficeri-fatos-lushi-pezullohet-prokurori-ardian-braho-54458" }