Mori pjesë në Komisionin e Sigurisë, flet Armando Prenga: S'kthehem më në PS

Publikuar tek: politike, më 12:41 22-02-2016 Mori pjesë në Komisionin e Sigurisë, flet Armando Prenga: S'kthehem më në PS

Armando Prenga i kthehet aktivitetit të tij si ligjëvënës.

Ndaj Prengës, të premten u vendos masa e sigurisë “detyrim” paraqitje dhe sot ka marrë pjesë në Komisionin e Sigurisë nga ku po mban fjalën ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në kuadër të vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry sa i takon çështjeve lidhur me sigurinë. Por sakaq, ka reaguar vetë Prenga i cili ka pohuar se është përjashtuar nga PS dhe s'do jetë më pjesë e kësaj strukture.

"Jam përjashtuar dhe nuk kthehem më në PS. Do marr pjesë rregullisht në komisionet e Parlamentit. Pres drejtësi me vendimin e Gjykatës së Lartë. Do mbaroj mandatin, do shoh nëse do rri në politikë. Është aluduar shumë për këtë çështje. Nëse më gjejnë një vepër penale, do kërkoj ndjesë", ka thënë Prenga.

Prenga u përfshi disa muaj më parë në një konflikt me armë me fisin Cali në Kurbin për pronësinë e Lagunës së Patokut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armando Prenga i kthehet Kuvendit, dje në burg sot ulet në Komisionin e Sigurisë
Rama në Londër flet në samit: BERZH-i kontributor kryesor në zhvillimin e vendit, koha për investime »
Article Logic
Execution time: 0.021939039230347
array(1) { ["section"]=> string(80) "mori-pjese-ne-komisionin-e-sigurise-flet-armando-prenga-s-kthehem-me-ne-ps-33219" }