Mori postin e lartë në Paris, KRYETARI letër ministrit të Kolumbisë: Është kundër standarteve

Publikuar tek: kulture-art, më 14:31 27-04-2018 Mori postin e lartë në Paris, KRYETARI letër ministrit të Kolumbisë: Është kundër standarteve San Jose dhe thesari gjetur disa ditë më parë

Para dy ditësh, gjatë një sesioni të UNESCO-s për Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore, Auron Tare u zgjodh si kryetar i këtij organizimi të rëndësishëm, ndërsa me sa duket shqiptari i parë që arrin këtë post ka nisur menjëherë nga puna.

Tare i ka dërguar një letër ministres kolumbiane të Kulturës, Mariana Garces Cordoba ku ka shprehur shqetësimin e Agjensisë Kulturore për kthimin e Galerisë spanjolle të San Jose në një monument komercial.

Kryetari i Këshillit Shkencor dhe Teknik të Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s ka shkruar se lejimi i shfrytëzimit komercial të trashëgimisë kulturore të Kolumbisë shkon kundër standardeve shkencore dhe parimeve etike ndërkombëtare.

Autoritetet kolumbiane synojnë të rimëkëmbin anijen San Joze, duke i dhënë fund një sage prej tre shekujsh që nga data 8 qershor 1708, kur anija me 600 vetë në bordin u mbyt ndërsa përpiqej të shkonte në një port të anijeve luftarake britanike.

Mendohet se brenda anijes ka pasur 11 milionë monedha ari dhe argjendi, smeraldë dhe mallra të tjerë të çmuar nga kolonitë e kontrolluara nga spanjollët, të cilat mund të kenë një vlerë miliarda dollarëshe.

Anija u zbulua tre vjet më parë me ndihmën e një ekipi ndërkombëtar ekspertësh dhe mjeteve nënujore. San Joze u mbyt në zonën jashtë Gadishullit Baru të Kolumbisë, në jug të Cartagena, në Detin e Karaibeve.

Ekspertët e UNESCO-s janë ankuar për një shpërfillje të vazhdueshme në lidhje me standartet arkeologjike nga ‘gjuetarët e thesarit’ që merren me San Hoze.

San Jose thuhet se ishte e gjatë 45 metra, me një rreze prej 14 metrash dhe e armatosur me 64 armë.

Shteti kolumbian ka thënë se studiuesit kanë gjetur topat e bronzit që janë në gjendje të mirë, së bashku me vazo qeramike dhe prej porcelani dhe armë personale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ermal Meta heq dorë: Kam nevojë të shplodhem
35 vite larg skenës, rikthehet GRUPI LEGJENDAR »
Article Logic
Execution time: 0.025583028793335
array(1) { ["section"]=> string(98) "mori-postin-e-larte-ne-paris-kryetari-leter-ministrit-te-kolumbise-eshte-kunder-standarteve-118545" }