Mos cito dikatorët vrasës, Corbyn: Edhe shqiptarët janë njerëz

Publikuar tek: politike, më 17:52 10-12-2015 Mos cito dikatorët vrasës, Corbyn: Edhe shqiptarët janë njerëz Jeremy Corbyn

Citimi i diktatorit shqiptar Enver Hoxha nga kreu i Laburistëve në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn, vazhdon të prodhojë ende kundërshti në mediat më të mëdha në këtë vend.

Rasti i fundit është komenti i publikuar në prestigjozen “The Guardian” nga autorja Maria Margaronis, e cila kërkon nga Corbyn që të ndalë citimet e diktatorëve vrasës, përshirë Enver Hoxhën.

I konsideruar si një përkrahës i marksizmit, Jeremy Corbyn ka përdorur një shprehje të Hoxhës gjatë festës që partia e tij organizoi për krishtlindjet. “Ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar”, u shpreh Corbyn duke iu referuar thënies së Enver Hoxhës në 1967: “Ky Vit i Ri do të jetë më i vështirë sesa viti që po lëmë pas. Nga ana tjetër, do të jetë më i lehtë sesa viti i ardhshëm”.

Në shkrimin e saj, Margaronis shprehet se shqiptarët kanë vendosur një linjë të qartë për ‘humorin e zi’ kur përmendet Enver Hoxha, ndaj nuk duhet të provokohen në këtë pjesë të historisë së tyre.

“… Dhe më rëndësishmja, i dashur internacionalist, është se edhe shqiptarët janë njerëz. Ata kanë vendosur një linjë të qartë në humorin e zi kur bëhet fjalë për Enver Hoxhën dhe shumë prej tyre nuk janë ende gati për të tilla ironi. Unë isha në Shqipëri disa javë më parë, për të intervistuar ish- të burgosurit politikë pët një dokumentar që do transmetohej në radio. Të flisje për Hoxhën ishte e vështirë. Është vërtetë një shfaqje e paarsyshme”, thuhet në shkrimin e publikuar nga The Guardian.

Më tej autorja jep dhe disa detaje lidhur me ashpërsinë e regjimit që mbizotëroi në Shqipëri për më shumë se 40 vite. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projektligji / Kategoritë e të burgosurve që përfitojnë nga amnistia
Veliaj nuk tërhiqet: Gjobën e firmosa vetë, Basha me gjuhë rrugeçërish, ka degraduar »
Article Logic
Execution time: 0.0043928623199463
array(1) { ["section"]=> string(66) "mos-cito-dikatoret-vrases-corbyn-edhe-shqiptaret-jane-njerez-27453" }