Mos e humbisni! Dita përfundimtare e festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar 'Anibar'

Publikuar tek: kulture-art, më 12:36 19-08-2018 Mos e humbisni! Dita përfundimtare e festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar 'Anibar'

Dita e sotme është dita përfundimtare e edicionit të 9-të, të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar.

Në këtë ditë të fundit do të ketë shfaqje të filmave, masterklasa dhe ceremoninë përmbyllëse.

Të rinjtë dhe animatorët do të takohen në orën 11:00 në Exit Bar, ku mbahet takimi “Coffee and Talks” për të folur rreth eksperiencave të tyre në krijimin e filmave të animuar.

Në Kinemanë Jusuf Gërvalla  nga ora 12:00 do të  shfaqen shtatë filma të programit “Panorama jashtë garës “.

Ndërsa në orën 14:00, mbahet masterklasa në Storyboarding nga Peter Merryman dhe Amy Ëinfrey (BoJack Horseman).

Regjisorja e njohur Amy Ëinfrey dhe ndihmësregjisori Peter Merryman do të diskutojnë dhe demonstrojnë procesin e krijimit të një “storyboard-i” (ilustrimi i historisë në panele) dhe animacionit për Bojack Horesman të Netflixit. Nga skripta në tablotë, në bordet përfundimtare, ata do të detajojnë çdo hap, me ndihmën e klipeve dhe imazheve nga prodhimi.

Më anë të një prezantimi ata do të shqyrtojnë praktikat standarte që mund të zabatohen për çdo storyboard, si dhe teknika të veçanta që janë unike për Bojack Horesman.

Në orën 20:00 kinemanë Jusuf Gërvalla do të mbahet ceremonia përmbyllëse ku dhe do të bëhet ndarja e çmimeve për filmat fitues.

Kjo natë magjike do të përmbyllet me tingujt ritmik të grupit Offchestra, për të vazhduar më pas me ritmet e DJ Tomoyoshi (Dub Damage/ Katana Audio) DnB nga Japonia, duke filluar nga ora 23:00 në Parkun Karagaq.

Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të shkojmë dhe të shijojmë këtë shfaqje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Befason Mehmet Kraja: Deklaratat e Vuçiç dhe Thaçit për ndryshim kufijsh, gatuar nga RAMA
»
Article Logic
Execution time: 0.02562403678894
array(1) { ["section"]=> string(94) "mos-e-humbisni-dita-perfundimtare-e-festivalit-nderkombetar-te-filmit-te-animuar-anibar-131561" }