MOS E LINI KOHËN, TË KTHEHET KUNDRA JUSH

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:55 18-12-2018 MOS E LINI KOHËN, TË KTHEHET KUNDRA JUSH Mimoza Manxhari

Nga Mimoza MANXHARI

Secili prej nesh më shumë se një herë e kap veten të thotë është e njëjta Shqipëri si ajo që ka identifikuar Konica apo Fishta, por a nuk është koha që të ndryshojmë karakterin e kombit e të tregojmë qytetarinë dhe gadishmërinë e diskutimeve dhe gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme?

Miq të dashur, të gjithë Ju që nuk trokitët tek politika për t’ju mbrojtur dhe promovuar, por me ndershmëri vazhduat të pavarur kontributin tuaj në këtë shoqëri për ta mbajtur dhe zhvilluar Ju drejtohem - TË BËHEMI TË GJITHË BASHKË E T’I THEMI JO - dhunës politike që po ushtrohet tek ata studentë e t’i lëmë të lirë të iniciojnë veprimet që sjellin atë që ata kërkojnë : Një Universitet që ju garanton një shkollim të mirë, që t’ju mundësojë përgatitje të tilla që të jeni të aftë për të zhvilluar politika më të mira nesër.

Të dashur studentë, tregohuni në lartësinë e guximit dhe pavarësisë  me të cilën iniciuat këtë protëstë e mos lejoni t’iua zbehin hovin, t’ju bjerrin durimin e ta përdorin për avantazhe të tjera- aspak studentore- produktin që vetëm ju duhet të arrini.

Është koha për të FITUAR.

Rezultati që ju dëshironi do duhet të jetë produkt i një sjellje kolektive tuajën.

Edhe pse po  ja prezantojnë kërkesën kësaj qeverie, cilado qeveri që do ishte sot në pushtet, do përballej me një kundërshti si kjo e sotmja, sepse ajo që ju nuk po mund të duronit prej kohësh është shkaktuar nga mos vëmëndja e të gjitha qeverive pararendëse ndaj arsimit në përgjithësi.

Kjo protestë studentore nuk ka pse quhet organizim opozitar, e për rjedhojë të konsiderohet si shesh tubimi nga asnjë nga grupimet e sotme opozitare të cilët me duar që zgjaten, vetëm se do kompromentojnë zgjidhjen e problemit studentor. Kërkesat e studentëve të pranuara gjërësisht, janë vetëm të tyret.

Mobilizimi i tanishëm është i studentëve si studentë, për një çështje ndaj të cilës ato jo vetëm që ndiheshin të rënduar, por që i frymëzoi për të ndërmarë veprimin kolektiv. Ajo filloi si e pavarur e ju studentë nuk duhet të lëjoni të manipulohet. Autonomia juaj nuk duhet të rëmbehet nga të tjerë. Ju duhet të ruani pozicionin tuaj si forca qëndrore e kësaj proteste e mos të lejoni të marxhinalizoheni.

Ju duhet të paraqiteni tashmë si një grup strategjik i vetëmobilizuar,  që i keni të qarta synimet tuaja. Ju keni një rol të legjitimuar në përcaktimin  e politikave për universitetin dhe arsimin.

Racionaliteti që treguat në identifikimin e kërkesave që parashtruat, do duhet të vazhdojë po ashtu me veprime racionale.

Dëgjoni zërin tuaj dhe besoni tek forca juaj.

Unë e mirëkuptoj shumë mirë hezitimin tuaj për dialogun që ju kërkohet. Por çfarë do të ndodh nëse  shkoni dhe dëgjoni se çfarë do ju thuhet?

Kush do ju pengojë që, nëse ajo që do rezultoj nga dialogu do jetë larg asaj që kërkoni, të  vazhdoni  të mbeteni në shesh deri në zgjidhjen e përshtatshme për ju?

Ndaj, jam e mendimit se ju nuk keni asnjë arsye që të mungoni në diskutimin e propozuar. Qeveria është shprehur publikisht në pranimin e kërkesave tuaja. Jepini vetes mundësinë për ta bërë qeverinë aleaten tuaj.

Të bisedoni nuk do të thotë se tërhiqeni nga kërkesat dhe as se po i mohoni ato.

Ju ashtu, do të dëshmoni se e keni kuptuar rolin tuaj si elita e këtij vendi, e jeni  të aftë të merrni përgjegjësi për një process modernizim në shkallë të gjerë.

Shfrytëzimi politik i këtij momenti nga kushdo tjetër jashtë këtij grupimi studentor, vetëm se do kompleksojë situatën, do e shtyj zgjidhjen e saj derisa të përfundojë në harresë!

Ndaj mos e humbisni kohën.

Mos lejoni ‘të tjerë nga jashtë’ t’ju induktojnë frikën e ndëshkimit e cila provokon mosbesimin mes jush duke rrezikuar dhe copëtimin e lidhjes tuaj.

Çdo ditë që ikën pa një arritje, do t’jua zbehë solidaritetin mes njëri-tjetrit, të cilin do duhet ta ruani, sepse në fakt aty i ka rrënjët forca juaj.

Auditorët ju presin që ju të mund të vazhdoni rrugën tuaj drejt diplomimit e të shndroheni në avangardë të funksionimit real të demokracisë në këtë vend.

Forma e zhvillimit të protestës, pasqyron në fakt mjedisin politik në të cilin ajo zhvillohet. Do doja t’ju them : Jepini një mësim të gjithëve e t’u tregoni që ju dini të dialogoni dhe mos të manipuloheni.

Nga kjo protestë ju duhet të dilni me SUKSES, për të ndjekur kështu zhvillimin progresiv të ideve tuaja e t’i vini vulën e qytetarisë këtij tubimi.

Mos i lini të tjerët nesër të mësojnë e korrigjojnë gabimet tuaja sot, por përkundrazi arritja juaj le të shërbejë dhe si  model  për brezat e studentëve që do vijnë.

Mos e lini kohën që  po ikën, të kthehet kundra jush.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta që ka marrë peng vetveten
»
Article Logic
Execution time: 0.029038906097412
array(1) { ["section"]=> string(46) "mos-e-lini-kohen-te-kthehet-kundra-jush-145583" }