"Mos flini, ndalni gjenocidin", aktvistët thirrje për shpëtimin e Alepos, OKB mbledhje urgjente për tragjedinë më të madhe të shek.21

Publikuar tek: bota, më 21:18 13-12-2016

Këshilli i Sigurimit në OKB zhvilloi sot një mbledhje urgjente për situatën në Alepon lindor në Siri, ku pas 4 vitesh rebelim, opozita ka vendosur të ulë armët.

Franca kërkoi një mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit për situatën në Alepo që është tragjedia me e rëndë humanitare e shekullit XXI, njoftoi sot ambasadori francez në OKB, François Delattre.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund gjakderdhjes, për të evakuar popullsinë në siguri të plotë dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë”, theksoi ai para gazetarëve.

“Ne i kërkojmë Rusisë të bëjë diçka për katastrofën në Alepo”, deklaroi ai. Ai tha gjithashtu se ka informacione të sakta për akte që përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Numri i civilëve të vrarë në Alepo që nga 15 nëntori e deri tani nga 991 ka arritur në 1.071 pasi ditën e djeshme forcat e regjimit dhe milicët dogjën të gjallë 4 fëmijë dhe 9 gra si dhe ekzekutuan me plumba 67 meshkuj.

Aktivistja Lina el-Shami e cila ka njoftuar botën për tragjedinë në rajonin lindor, që është bërë një skenë e masakrave nga regjimi i Bashar Asadit dhe milicëve i ka bërë thirrje botës që të kalojë në veprim duke thënë "Aktualisht në Aalepo po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja e fundit e imja".

"Ne po vdesim në Halep! Jemi të uritur. Po na priten fëmijët. Gratë tona janë rrënuar. Nuk na ka mbetur asnjë gjë. Ku jeni? Ej ju që na dëgjoni, kini frikë nga Allahu! O ju arabë! O ju muslimanë! O ju njerëz të krijuar nga Allahu! Ku jeni? Ne po vdesim! Ne po na presin! Nuk na ka mbetur asnjë gjë! Nuk kemi ujë! Kush të na dëgjojë të na shpëtojë”, shprehet një tjetër qytetar sirian në videon e publikuar nga “AA”.

Forcat opozitare kanë vetëm 6 km2 nën kontroll dhe aty janë strehuar rreth 100 mijë banorë. Një ndërhyrje e ushtrisë së Al Assad në këtë zone do të rrezikonte një katastrofë njerëzore.

Ndërkohë është arritur një marrëveshje nën drejtimin e Rusisë dhe Turqisë për evakuimin në orët e ardhshme të civilëve dhe rebelëve nga qyteti sirian i Alepos, deklaroi sot një përgjegjës i një grupimi rebel. 

Shumë friksohen se me marrjen e qytetit në kontroll nga ushtria, do përshkallëzohet hakmarrja e regjimit ndaj atyre që luftuan kundër Assad që prej vitit 2012.

Disa tubime janë zhvilluar në kryeqytetet e Europës, më i madhi në Paris, ku kërkohet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar për t’i dhënë fund masakrës, ose në të kundërt shekulli 21 do të ketë “Serbrenicën” e tij.

 

Czk-QfmWQAUK99M.jpg

Screenshot_9.png

Screenshot_7.png

JS116039623_syria-fleeing-large_trans_NvBQzQNjv4BqBoAHBNnsOk47ZzuFbgUwCj0qW_SvXHNdoax553KjuLM.jpg

JS116045883_syrian-residents-xlarge_trans_NvBQzQNjv4BqxLKJ-TYq2wjqw2GQYEgcv5vfcuNMgIa-jpxn9lRy378.jpg

7946aead407d4786980f2b70ca7ccc34_18.jpg

la-mballinger-1481594918-snap-photo.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050376892089844
array(1) { ["section"]=> string(134) "mos-flini-ndalni-gjenocidin-aktvistet-thirrje-per-shpetimin-e-alepos-okb-mbledhje-urgjente-per-tragjedine-me-te-madhe-te-shek-21-62556" }