Mosdekretimi i Gent Cakajt, ish-ambasadori: Ja DY zgjidhjet alternative për krizën

Publikuar tek: politike, më 19:43 11-01-2019 Mosdekretimi i Gent Cakajt, ish-ambasadori: Ja DY zgjidhjet alternative për krizën Arben Çejku

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, i pranishëm në mbaledhje e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, ku ishte i ftuar edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, mendon se një zgjidhje alternative për të zgjidhur krizën mes presidentit dhe kryeministrit për postin vakant të ministrit të Jashtën, do të ishte emërimi i zv.kryeministrit Erjon Braçe, si ministër i Jashtëm.

 “Ai ka pozicionin më të lartë në qeveri dhe normalisht është një emër i njohur në PS, me investim dhe me përgjegjësi në këtë forcë politike”. Sipas tij, për Braçen nuk do të kishte pengesa formale për dekretim dhe pavarësisht se nuk do të ishte zgjedhja më e mirë, do të ishte një formë për të kaluar krizën. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni tha se në politikën e jashtme nuk duhet shkuar përpara me zv.ministra që kanë kompetenca ministri, siç ka ndodhur me përfaqësimin  e Shqipërisë në Vatikan, apo rastin e ish-kryeministrit Nano që qeverisi disa muaj me zv.ministra.

Përpos alternativës së Erjon Braçes, Çejku e sheh zgjidhjen edhe te alternativa tjetër, që Rama të veprojë si homologu i tij grek, Tsipras, i cili mori edhe detyrën e ministrit të jashtëm, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias nga detyra, dy muaj më parë.

Burime nga takimi i kortezisë mes diplomatëve shqiptarë dhe ambasadorit të BE-së thanë se qëndrimi i tyre ishte unik dhe nuk pati replika mes tyre. Në takim ishin figura të njohura të diplomacisë shqiptare, si ish-ministrat e Jashtëm, Arta Dade, Besnik Mustafaj dhe Paskal Milo, ish-ambasadorët Neritan Ceka, Ylljet Aliçkaj, Ksenofon Krisafi, Tonin Gjuraj, apo Admirim Banaj.

Duke folur për takimin Çejku tha se Këshilli e ka traditën e takimeve një herë në muaj dhe fton një personalitet, zakonisht një ambasador. “Është nisur me ambasadorin e Polonisë dhe ka vazhduar me atë të Italisë etj. Sot ishte radha e ambasadorit të BE-së, Soreca. Këto janë takime kortezie në përgjithësi, por në to diskutohen edhe çështje të marrëdhënieve me jashtë. Ne rastin konkret, Ambasadori Soreca shpalosi objektivat e tij dhe të zyrës së BE-së në Tiranë duke theksuar mbështetjen e plotë për reformën në drejtësi, reformën elektorale dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë në Qershor përcaktohen kryesisht nga vetë Shqipëria më shumë se vendet e BE-së dhe duhen bërë hapa konkrete”-u shpreh ish-ambasadori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028575897216797
array(1) { ["section"]=> string(87) "mosdekretimi-i-gent-cakajt-ish-ambasadori-ja-dy-zgjidhjet-alternative-per-krizen-148403" }