Mosdekretimi i Gent Cakajt, Vetëvendosje 7 PYETJE Ramës

Publikuar tek: politike, më 11:55 11-01-2019 Mosdekretimi i Gent Cakajt, Vetëvendosje 7 PYETJE Ramës

Partia Lëvizja Vetëvendosje i drejton 7 pyetje kryeministrit Edi Rama. Pyetjet e VV lidhen me situatën e mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, nga Presidenti Ilir Meta.

Kjo ka rritur tensionet mes kryeministrit dhe presidentit, ndërsa vendimi i kreut të shtetit është mbështetur nga radhët e politikës kosovare. Kjo për faktin se Cakaj pak muaj më parë në emisionin e Baton Haxhiut, njëherësh këshilltar i kryeministrit Rama, hodhi idenë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por jo vetëm.

Ndërkaq, deputetë të VV kanë dalë haptaz në krah të Metës dhe sot publikisht kjo forcë politike ka hartuar 7 pyetje për kreun e qeverisë shqiptare.

Pyetje kryeministrit dhe kryetarit të partisë socialiste të Shqipërisë:

  1. A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?
  1. Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?
  1. Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues ?
  1. Nëse Ilir Meta është i paditur pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?
  1. Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve , e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?
  1. Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar ?
  2. Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të këshillit të ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027080059051514
array(1) { ["section"]=> string(61) "mosdekretimi-i-gent-cakajt-vetevendosje-7-pyetje-rames-148347" }