Mosdekretimi i Lleshit, reagon për herë të parë Meta: Amatorët të lexojnë Kushtetutën

Publikuar tek: aktualitet, më 09:55 09-11-2018 Mosdekretimi i Lleshit, reagon për herë të parë Meta: Amatorët të lexojnë Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, dhe vendosjes me VKM në postin e zëvendës ministrit.

Meta u shpreh se do të bëjë detyrën e tij me përgjegjshmëri.

“Amatorët të lexojnë kushtetutën dhe të mësojnë kompetencat e presidentit. Kam një pyetje: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë”, u shpreh Meta.

Ky reagim i Metës erdhi në një kohë kur mosdrektimi i Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm solli ‘përplasje’ mes Presidencës dhe Kryeministrisë.

Ndërkohë kujtojmë që kryeministri Rama e quajti antikushtetues mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu Rama u shpreh dje se do t’i dërgojë presidentit Ilir Meta ditën e sotme dekretin për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Kryeministri tha se  dekreti do të shoqërohet me një “relacion shterrues” që do t’i japë mundësi Metës të krijojë bindjen e plotë për Lleshin.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Revoltohet Gjoni: QORRE! Kjo monstër e fandaksur nuk duhet lejuar të hyjë më në Republikën e Shqipërisë
Jo vetëm futbollist i mirë, Xhaka poston FOTO nga kuzhina  »
Article Logic
Execution time: 0.053135871887207
array(1) { ["section"]=> string(90) "mosdekretimi-i-lleshit-reagon-per-here-te-pare-meta-amatoret-te-lexojne-kushtetuten-140851" }