Mosfunksionimi i ARMO-s dhe projekti TAP rrisin me 20% importin e naftës

Publikuar tek: ekonomi, më 10:21 26-08-2016 Mosfunksionimi i ARMO-s dhe projekti TAP rrisin me 20% importin e naftës

Importet e naftës shënuan rritje vjetore me 20% gjatë periudhës 7-mujore, duke arritur në 288 mijë tonë, sasia më e lartë në gjashtë vitet e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Burimet nga tregu pohojnë se rritja e importeve i dedikohet dy arsyeve specifike këtë vit.

E para lidhet me pushimin e aktivitetit të ARMO-s, rafineritë e të cilit furnizuan vitin e kaluar rreth 20% të tregut vendas.

Arsyeja e dytë lidhet me investimet që janë duke u bërë në gazsjellësin TAP dhe në HEC-et e lumit Devoll.

Rafineria e Ballshit ka përpunuar vitin e kaluar rreth 600 mijë tonë naftë bruto, nga të cilat 150 mijë tonë u hodhën në tregun vendas dhe në atë kosovar. Burimet nga tregu pohojnë se kjo është arsyeja kryesore se pse importet e naftës kanë shënuar rritje, referojnë të njëjtat burime.

Nga ana tjetër, investimet e mëdha në infrastrukturë si projekti TAP, punimet e të cilit janë aktivizuar këtë vit ndikojnë në rritjen e kërkesës për naftë.

Kështu ka ndodhur edhe në vitet 2009-2010 kur u ndërtua Autostrada e Kombit, projekti më i madh i infrastrukturës pas viteve 1990, e cila veç të tjerash rriti ndjeshëm konsumin e karburanteve në këtë periudhë.

Të njëjtat burime pohojnë se konsumi i naftës në vend shkon te 700 mijë tonët në vit, por një pjesë e produktit vijon të kontrabandohet kryesisht nëpërmjet peshkarexhave.

Ndonëse fenomeni i kontrabandës është reduktuar ndjeshëm, ai vijon të dominojë një pjesë të konsumit në vend, pohojnë të njëjtat burime. / Monitor

monitor_importet-2.jpgmonitor_importet.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01853609085083
array(1) { ["section"]=> string(77) "mosfunksionimi-i-armo-s-dhe-projekti-tap-rrisin-me-20-importin-e-naftes-50913" }