Mosrimbursimi i TVSH për Arenën Kombëtare, Duka: Vepër e burokratëve të vegjël në Ministrinë e Financave

Publikuar tek: sport, më 21:52 04-12-2018 Mosrimbursimi i TVSH për Arenën Kombëtare, Duka: Vepër e burokratëve të vegjël në Ministrinë e Financave Armando Duka ne Ora News

Kreu i FSHF Armando Duka ka qenë mbrëmjen e sotme i futar në Ora News me gazetaren Beti Njuma ku ka folur dhe për mosrimbursimin e TVSH për ndërtimin e Arenës Kombëtare nga Ministria e Financave.

Duka është shprehur gjithashtu se kjo nuk është pengesë e Kryeministrit pasi ai kërkon mbylljen sa më shpejt të punimeve, por e burokratëve të vegjël në Ministrinë e Financave, siç i ka quajtur ai.

'Ne kemi planifikuar një X buxhet dhe buxheti i financuar në stadiumin 'Kombëtar' është vetëm buxhet i donatorëve të FSHF-së, që është nëpërmjet projekteve të UEFA-s dhe nuk kemi mundësi ta tejkalojmë atë buxhet. Qeveria apo gjithë të tjerat nuk kanë asnjë kontribut financiar aty por të paktën sipas ekspertëve, rimbursimi i TVSH-së është një gjë që i takon të bëhet. Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve e ka refuzuar një gjë të tillë. Kjo na cënon vërtetë, pasi kaq ishte buxheti i planifikuar.'

Hapat që do ndërmerren?

'Arsyeje s'ka. Sebebi është absurd. Se ne kemi aplikuar një javë më vonë se sa duhet për rimbursim. Ok nëse kemi aplikuar një javë më vonë, le të na rimbursojnë të javës më pas. Është një gjë që na takon dhe në fund të fundit e pengon përfundimin. Besoj se është ndonjë lëvizje e atyre burokratëve të vegjël, pasi kryeministri e mbështet mbylljen sa më shpejt të punimeve të stadiumit. Por si mund të pengosh ndërtimin e një vepre aq madhore?' u shpreh Armando Duka.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari 'plas' bombën: Më kanë ndryshuar votat për 'Topin e Artë'
»
Article Logic
Execution time: 0.0045959949493408
array(1) { ["section"]=> string(109) "mosrimbursimi-i-tvsh-per-arenen-kombetare-duka-veper-e-burokrateve-te-vegjel-ne-ministrine-e-financave-143948" }