“Mother Jones”: LSI kontrata “offshore” nga Qipro për lobim në SHBA, ndërhyri Vangjel Tavo te avokati grek. Lidhja me rusët

Publikuar tek: barometri, më 07:57 26-04-2018 “Mother Jones”: LSI kontrata “offshore” nga Qipro për lobim në SHBA, ndërhyri Vangjel Tavo te avokati grek. Lidhja me rusët

3 “Mother Jones” , revista amerikane e majtë ka publikuar një tjetër investigim, këtë herë duke hedhur dritë mbi kontratat e e Lëvizjes Socialiste për Intergim, për të mundësuar vizitën e ish kryetarit Ilir Meta në inagurimin e Presidentit Amerikan Donald Trump dhe një sërë shërbimesh të tjera.

Vetëm pak kohë pasi “Mother Jones” publikoi artikullin për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA përmes disa kompanive “guaskë” me bazë në Londër por me lidhje me Kremlinin, një tjetër shkrim zbulon se si ish kongresmeni republikan Hoëard “Buck” McKeon, u angazhua të lobojë për LSI në administratën Trump.

Sipas revistës amerikane, paratë për vizitën e Metës në SHBA, takimin e tij me zyrtarë të rëndësishëm në Uashington dhe lobim për LSI-në janë paguar përmes një kompanie guaskë me bazë në Qipro, Dorelita Limited, raporton Newsbomb.al.

Ajo u përgatit nga një avokat me bazë në Qipro, që njihet për formimin e korporatave “offshore”, dhe lidhjet e tij me oligarkë rusë. Por tashëm kompania rezulton, të paktën në letra, e kontrolluar nga një avokat me bazë në Athinë, që ka qenë këshilltar për një miliarder grek kontravers.

“Puna e McKeon për Dorelita gjithashtu nxjerr në pah se si ligjet e lobimit të SHBA-së e bëjnë të lehtë për interesat e huaja që të përdorin kompanitë guaskë për të shtyrë agjendat e tyre në Uashington pa zbuluar identitetet ose qëllimet e tyre”, shkruan Mother Jones.

Pjesë nga artikulli:

Në janar të vitit 2017, Grupi McKeon nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh me LSI, partia e tretë më e madhe politike shqiptare, për të lobuar në emër të saj në Uashington dhe për të promovuar kreun e saj, Ilir Meta, kryetar i parlamentit shqiptar.

Kontrata e McKeon me LSI parashikonte që Meta të merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump dhe të organizonte takime me "udhëheqësit kryesorë të DC" gjatë festimeve inauguruese. Pas betimit të Trump, sipas kontratës, firma lobuese do të ndihmonte "të zhvillonte një marrëdhënie të mira dhe shumë të veçanta me administratën dhe Kongresin".

Kontrata nuk ishte nënshkruar nga zyrtarët e LSI, por nga një i njohur i një prej anëtarëve të partisë LSI: një avokat me bazë në Athinë i quajtur Iraklis Fidetzis.

Në mes të janarit, Meta udhëtoi për në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump, dhe gjatë qëndrimit të tij, McKeon ndërmjetësoi takime për politikanin shqiptar me republikanët, duke përfshirë Sensin Orrin Hatch (R-Utah) dhe Pat Roberts (R-Kansas), Mike Conaëay (R-Texas), Mike Turner (R-Ohio), dhe Ed Royce (R-Kaliforni), kryetari i Dhomës së Komitetit të Punëve të Jashtme, raporton newsbomb.al.

Një muaj më pas, më 24 mars, Grupi McKeon nënshkroi një kontratë tjetër të nënshkruar nga Fidetzis - këtë herë për të lobuar për Dorelita Limited, e cila renditi "zyrat e saj primare" në të njëjtën adresë në Athinë si firma ligjore e Fidetzis.

Një burim i njohur me kontratën tha se Fidetzis kishte sugjeruar vijimin e pagesës që Grupi McKeon të vazhdonte të punonte për LSI përmes këtij entiteti të korporatës. Kontrata e re e lobimit, që mbulonte një vit pune, kushtonte më shumë se tre herë atë që Grupi McKeon kishte fituar sipas marrëveshjes së mëparshme me LSI: 50,000 dollarë në muaj, plus shpenzimet.

Burimi tha se qëllimi primar i kontratës së Dorelita ishte që Meta të kishte "qasje te" Presidenti Trump, në formën e një takimi apo një fotoje me të. Kjo përpjekje dështoi.

Por kontrata dhe dokumente të tjera të Grupit McKeon të paraqitura për punën e tij për Dorelita nuk përmendën LSI. Regjistrimi që firma i dorëzoi Departamentit të Drejtësisë sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj për të përfaqësuar Dorelita, deklaroi vetëm se firma e McKeon do të përpiqej "të menaxhonte takimet mes zyrtarëve të qeverisë amerikane dhe Dorelita Limited".

Shkresa, me fjalë të tjera, sugjeronte se Grupi McKeon po lobonte për një kompani me agjendën e saj të pavarur. Por ky nuk ishte rasti.

Dorelita doli të ishte një kompani “guaskë” me një qëllim të vetëm: për të siguruar pagesë për lobimin e McKeon për LSI. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek me emrin Andreas Petrou. Ai drejton një zyrë ligjore në kryeqytetin qipriot të Nikosisë, që krijon dhe administron kompanitë “guaskë”.

Firma thotë se rreth një e treta e klientëve të saj janë rusë. Sipas të dhënave të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrou ishte e përfshirë në kompanitë me bazë në Qipro që janë të lidhura me Oleg Deripaska, manjatin e aluminit rus.

Dy biznese të lidhura me Deripaska kishin selinë në të njëjtën adresë si firma ligjore e Petrou: EN + Corporate Services Limited dhe ACL Aluminium Constructions Limited, ku sipas të dhënave të biznesit të Qipros, Petrou ishte drejtor.

Regjistrimet e korporatave ruse tregojnë se Petrou ishte gjithashtu i lidhur me katër biznese të tjera ruse që ishin pjesë e perandorisë së aluminit të Deripaskës. Më herët këtë muaj, Deripaska dhe disa kompani që ai kontrollonte u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit.

“Mother Jones” i dërgoi disa pyetje konglomeratit rus me bazë në Moskë, por mori përgjigje se “Akuzat janë të pabaza e shpifje dhe se ndaj tyre do ndërmerren veprime ligjore”. Zëdhënësi mohoi çdo lidhje midis Dorelita dhe Deripaska dhe tha se oligarku nuk kishte interesa biznesi në Shqipëri.

LSI mohon çdo lidhje me Dorelita. Një zëdhënës i partisë tha se kishte "zero kontakt me dhe zero dije për" kompaninë. Zëdhënësi vuri në dukje se një anëtar i partisë, Vangjel Tavo, e kishte lidhur partinë në Fidetzis dhe se më vonë Tavo miratoi pagesën prej 15,000 $ nga LSI tek Grupi McKeon, shkruan newsbomb.al. Një doktor dhe një anëtar i pakicës greke të Shqipërisë, Tavo vizitoi Shtetet e Bashkuara në fund të prillit 2017, disa ditë përpara se parlamenti shqiptar të zgjidhte Metën presidentin e vendit. Ai ishte në Uashington ditët kur McKeon planifikoi takime me anëtarët e Kongresit në emër të Dorelitës, duke ngritur mundësinë që ai mund të kishte marrë pjesë në këto takime. Tavo nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Arben Cici, i cili shërben si drejtor i kabinetit për presidentin Meta, tha në një email se Meta që nga zgjedhja e tij nuk ka patur marrëdhënie me lobistët apo "ndonjë forcë politike". Cici nuk iu përgjigj pyetjeve rreth lidhjeve të Metës me Fidetzis apo Dorelita.

Duket e pamundur që Fidetsi, i cili nuk ka interesa të dukshme shqiptare, po financon vetë fushatën e shtrenjtë të lobimit të Dorelitës. Dhe ai mund të vepronte në emër të një partie tjetër. Pra mbetet pyetja: Kush po financon lobimin pro-LSI në Shtetet e Bashkuara dhe cili ishte qëllimi i kësaj fushate influencimi? “Hapja e petëve” të në Dorelita nuk e bën shumë të qartë këtë, por historia e kësaj kompanie guaskë zbulon shumë për mënyrën se si ndiqet loja e errët e ndikimit të huaj në Uashington. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01778507232666
array(1) { ["section"]=> string(123) "mother-jones-lsi-kontrata-offshore-nga-qipro-per-lobim-ne-shba-nderhyri-vangjel-tavo-te-avokati-grek-lidhja-me-ruset-118346" }