MOTI I KEQ/ 1.5 metër borë në Dibër, disa fshatra të bllokuar (Situata SOT në të gjithë vendin)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 11-01-2019 MOTI I KEQ/ 1.5 metër borë në Dibër, disa fshatra të bllokuar (Situata SOT në të gjithë vendin)

Moti i keq që ka përfshirë vendin prej ditësh vijon të krijojë probleme në shumë qarqe.

 

Mësohet se në zonat malore të Dibrës bora arrin trashësinë deri në 1.5 metër ç'ka ka sjellë izolimin e shumë fshatrave.

Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor.

Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë.

Në Tropojë, vijojnë të jenë të bllokuara Njësitë Administrative, Lekbibaj, Fierzë, Tropojë e Vjetër, Bytyq. Po ashtu edhe në Kukës, të izoluar nga bora janë njësitë, Arrëz, Zapod, Shishtavec.

Mësohet se Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë. Në qarkun e Shkodrës vijon të jetë i pezulluar mësimi. Ndërkaq, 6 fshatra të malësisë së Kruijës janë ende të bllokuara.

Problematike është situata në qarkun e Korçës, ku mësimi është pezulluar në Korçë, Pogradec, Devoll.  Ndërsa akset nacionale në këtë zonë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Po ashtu shumë fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike./Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065538883209229
array(1) { ["section"]=> string(98) "moti-i-keq-1-5-meter-bore-ne-diber-disa-fshatra-te-bllokuar-situata-sot-ne-te-gjithe-vendin-148330" }