Moti i keq, përmbytjet dhe pezullimi i mësimit në të gjithë vendin, reagon Ilir Meta

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 30-11-2017 Moti i keq, përmbytjet dhe pezullimi i mësimit në të gjithë vendin, reagon Ilir Meta

Moti i keq ka shkaktuar një situatë alarmante në vend ku disa zona janë përmbytur ndërsa ministria e Arsimit ka urdhëruar pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat.

Sakaq, ka reaguar lidhur me këtë situatë kreu i Shtetit, Ilir Meta i cili apelon për angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe pronës.

“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura.

Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës”, thotë Presidenti Meta në reagimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përkeqësimi i motit, MAS pezullon mësimin në të gjithë vendin
Moti i keq, shënohet viktima e parë, vdes elektriçisti në krye të detyrës (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0043249130249023
array(1) { ["section"]=> string(89) "moti-i-keq-permbytjet-dhe-pezullimi-i-mesimit-ne-te-gjithe-vendin-reagon-ilir-meta-101385" }