Moti i keq, pezullohen aktivitetet në të gjitha portet e vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 01-12-2017 Moti i keq, pezullohen aktivitetet në të gjitha portet e vendit

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka bërë që të pezullohen aktivitet në të gjitha portet e vendit. Kapiteneria e portit të Durrësit ka urdhëruar pezullimin e lundrimit të anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm dhe pezullimin e gjithë sektorit të peshkimit deri në një urhdër të dytë.

Kapiteneria e Përgjithshme ka bërë me dije se deti është shumë i trazuar dhe dallgët arrijnë deri në 6 ballë, në breg të detit. Sakaq, tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritten të mbërrijnë me 6-9 orë me vonesë.

Ndërkohë, ditën e djeshme u ndëprenë të gjitha lundrimet Sarandë-Korfuz. Sakaq, sipas Kapitenerisë së portit të Sarandës është bërë me dije se në 3 ditët në vazhdim pritet të mos ketë lëvizje të tragetit me intenerarin Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas.

Ndërkohë, edhe në Vlorë vazhdon të mbetet i pezulluaar lundrimi për shkak të kushteve të vështira të motit. Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se lundrimi Vlorë-Brindisi do të bllokohet për dy ditëtë në vijim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Evakuohen banorët në Urën e Gjolës, si e shpëtojnë emergjencat civile vogëlushen e paralizuar (FOTO)
Përroi i Çulës del nga shtrati, gjirokastriti i sëmurë me zemër apel për ndihmë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011295080184937
array(1) { ["section"]=> string(69) "moti-i-keq-pezullohen-aktivitetet-ne-te-gjitha-portet-e-vendit-101498" }